Flash News

KRYESORE

Basha: Milionat e eurove i përkasin bandës që vepron në Elbasan, Taulant Balla kishte hyrë garant

Basha: Milionat e eurove i përkasin bandës që vepron në

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur sa i takon parave të cilat u sekuestruan një ditë më parë në portin e Durrësit.

Basha tha se paratë janë të një bande të rrezikshme që merret me trafik droge dhe që vepron në zonën e Elbasanit teksa theksoi se Taulant Balla ishte ai që kishte hyrë garant për futjen e tyre në Shqipëri.

Kreu i opozitës, u shpreh gjithashtu se policia shqiptare veproi pasi ishte nën presionin e një prej partnerëve.

“Paratë janë në të një prej bandave më të rrezikshme të trafikut ët drogës aktive kryesisht në zonën e Elbasanit por edhe në gjithë Shqipërinë.

Taulant balla kishte marrëveshje për të garantuar hyrjen e këtyre parave pa problem në Shqipëri.

Policia shqiptare ka qenë nën presionin e një prej partnerëve tanë për të vepruar dhe është një nga vendet partnerte të cilat janë skeptike sa i përket kushteve të Shqipërisë për integrimin në veçanti luftës kundër krimit dhe korrupsionit”, deklaroi Basha.

Të fundit