Flash News

KRYESORE

Basha: Mosbindja civile është rruga që opozita i tregon popullit dhe ne do t'ju udhëheqim

Basha: Mosbindja civile është rruga që opozita i tregon popullit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një deklaratë për mediat dhe i ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të mos paguajnë taksat e rritura nga qeveria. Sjellja e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, sipas Bashës, tregon fundin e pushtetit të tyre, të cilin po mundohen ta mbajnë duke trembur dhe frikësuar njerëzit.

Ai kërkoi nga bizneset e vogla që të mos paguajnë tvsh-në e rritur dhe se opozita do të jetë në krahun e tyre.

“Mos paguani taksat e rritura. Është një thirrje për biznesin e vogël që të mos paguajnë tvsh-në. Nuk ka çfarë ju bën, nuk e arreston dot të gjithë popullin. Në këtë rrugë që qytetarët do të marrin, opozita do të jetë në krahun e tyre, siç jemi  sot në krahun e kuksianëve”, tha Basha.

Kreu i opozitës shtoi: “Mosbindja civile është rruga që opozita i tregon popullit dhe rruga ku do të udhëheq popullin.” 

Të fundit