Flash News

KRYESORE

Basha: NATO po përballet në Shqipëri me tipare që nuk janë as të BE, e as të SHBA

Basha: NATO po përballet në Shqipëri me tipare që nuk

Kreu i PD-së Lulzim BAsha deklaroi se aleatët e NATO-s po përballen me ringjalljen në Shqipëri të praktikave që s’janë tipare as të BE, e as të SHBA. Ai e bëri të qartë se nisur nga situata, në shtator opozita vijon betejën të bindë të gjithë faktorët për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në një ditë me zgjedhjet kushtetuese vendore

“Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s. Por s’i kishte shkuar mendja asnjë anëtari të NATO-s se rotacioni do të prodhonte një qeveri kaq të keqe që do të rikthente probleme të varrosura dhe do t’i shumëfishonte ato. Ky është problemi që kanë sot aleatët tanë, që papritur në një vend, i cili është anëtar i NATO-s, është kandidat zyrtar për anëtarësim në BE, shfaqen tipare të një qeverisjeje që nuk kanë të bëjnë fare as me Evropën e as me NATO-n, që prodhon papunësi, që prodhon stanjacion, që shkatërron mundësitë e njerëzve të thjeshtë, për t’i dhënë gjithë pushtetin, gjithë pasuritë, gjithë mundësitë Edi Ramës dhe një grushti oborrtarësh të tij.”, tha Basha në syri.net

Ai tregoi planin e opozitës në shtator.

“Shtatori po vjen, do të vazhdojmë betejën tonë, me të gjitha format dhe mënyrat. Duke iu gëzuar 85 %? Duke bindur çdo faktor se rruga përpara është ajo e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet kushtetuese vendore, duke bashkuar të gjithë shqiptarët e ndershëm në një betejë që shkon përtej sinoreve politike të opozitës, por shkon drejtpërdrejt tek pragu i shtëpisë së çdo shqiptari.”, përfundoi ai.

Të fundit