Flash News

KRYESORE

Basha ‘ndan lajmin e mirë’ nga Gjermania: Do kthehem me 'zemrën plot' për ta nxjerrë ekonominë nga kriza

Basha ‘ndan lajmin e mirë’ nga Gjermania: Do kthehem me

Ndërsa ndodhet në ditën e dytë të kongresit të partisë simotër të CDU në Gjermani, kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se është takuar me figura të rëndësishme gjermane.

Përmes një video-mesazhi nga Kongresi i CDU në Lajpcig, Basha tha se ndan lajmin e mirë se në fokus të takimeve ka qenë plani ekonomik i PD i hartuar me ndihmën e ekspertëve të kristian-demokratëve gjermanë.

Po ashtu, Basha u shpreh optimist se nga Gjermania do të kthehet me planin për ta nxjerrë Shqipërinë ekonomike nga kriza. “Dje kam diskutuar nga afër me disa figura të CDU, drejtuesit e ekipit ekonomik në Bundestag, ndërsa sot pres të takohem me ministren e Mbrojtjes, për çështjen e integrimin e Shqipërisë.

Dua të ndaj me ju një lajm të mirë që dje dhe sot në fokus ishte plani ekonomik i PD që është hartuar me ndihmën e ekspertëve më të mirë të kristian-demokratëve gjermanë, të partisë dhe të fondacionit.

Vazhdojmë bashkëpunimin e sidomos investimeve gjermane në fushën e teknologjisë në Shqipërisë. Ambicia jonë është që përmes ofertës së qeverisë së ardhshme dhe fuqisë së kapitalit edhe Shqipëria të përfitojë mijëra pune në këtë sektor dhe të informacionit me paga të mira për rininë sidomos. Jam shumë optimist me kontaktet këtu në Lajpcig, me siguri se do kthehemi sot prej këtej me zemrën dhe duart plot për planin për ta nxjerrë Shqipërinë ekonomike nga kriza dhe për ta futur në rrugën e zhvillimit ekonomik me investime gjermane , evropiane dhe teknologji të përparuar”, u shpreh Basha.

Të fundit