Flash News

KRYESORE

Basha në Bruksel në Samitin e liderëve europianë të së djathtës. Do të diskutohet për negociatat e Shqipërisë. Merr pjesë Merkel  

Basha në Bruksel në Samitin e liderëve europianë të

Një komunikatë e zyrës së shtypit të Partive Popullore Europiane (PPE), njofton se krerët e shteteve, udhëheqësit e opozitës dhe presidentët e Këshillit të Europës, Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian, janë ftuar të marin pjesë në Samitin e PPE, që do të mbahet në Bruksel më 22 mars. Agjenda e takimit, vazhdon komunikata, do të jetë përgatitja e takimit të Këshillit të Europës më 22 dhe 23 mars. Në këtë takim, Këshilli i Europës, i përbërë nga krerët e shteteve anëtare të BE merr vendimin nëse Shqipërisë do t'i hapen negociatat e anëtarësimit në fund të pranverës.

Punimet e Samitit do t'i drejtojë Presidenti i PPE, Jospeh Daul dhe në të do të marrin pjesë kryetari i grupit të PPE në Parlamentin Europian, Manfred Ëeber, Sekretari i Pëgjithshëm i PPE, Antonio Lopez-Isturiz, si dhe anëtarët e Presidencës së PPE.

Komunikata liston edhe krerët e shteteve që u përkasin partive të djathta në Europë dhe që drejtojnë Qipron, Bullgarinë, Rumaninë, Austrinë, Gjermaninë, Hungarinë, Kroacinë, Spanjën dhe Irlandën. 

Të fundit