Flash News

KRYESORE

Basha në ceremoninë e 10 vjetorit të KAS: Shqipëria në udhëkryq, por do ta bëjmë si gjithë Evropa

Basha në ceremoninë e 10 vjetorit të KAS: Shqipëria në

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i kërkoi sërish miqve gjermanë që të bëjnë çfarë është e mundur që Shqipëria të hapë rrugën e integrimit, bllokuar prej keqqeverisjes së Rilindjes. Sipas Bashës vendi është në udhëkryq të pamerituar, por me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, ëndrra për “Shqipërinë si Evropa”, do të bëhet realitet

“Ne u bëmë thirrje miqve tanë gjermanë që, megjithë gjendjen e rëndë në vend, vetëm hapja e negociatave garanton një vëmendje të shtuar të Bashkimit Evropian në Shqipëri, një kontroll më të fortë të funksionimit të institucioneve, ndarjes së pushteteve, zgjedhjeve të lira dhe barazisë para ligjit, si garanci për qytetaret e këtij vendi se liritë dhe të drejtat e tyre do të respektohen.

Në këto kohë, për vendin tim, thënia e Konrad Adenauer se ”Demokracia nuk mund të merret kurrë si e mirëqenë”, është më aktuale se kurrë më parë.

Ndaj, unë jam plot besim se bashkë me shqiptarët dhe me ndihmën e miqve tanë, do t’ia dalim ta bëjmë Shqipërinë si Evropa.”, tha Basha.

Ai shtoi se aktualisht Shqipëria gjendet në një udhëkryq të pamerituar, për shkak të keqqeverisjes së saj.

Të fundit