Flash News

KRYESORE

Basha në Dibër, banorët rendisin problemet: Socialistët nuk paguajnë dritat, kanë dhënë urdhër

Kryetari i PD-së Lulzim Basha po zhvillon një ecje në qytetin e Peshkopisë, ku po realizon bashkëbisedime me qytetarë dhe përfaqësues të biznesit të vogël.

Banorët kanë renditur problemet që ndeshin çdo ditë si më poshtë:

Banor: Socialistët nuk paguajnë dritat, kanë dhënë urdhër. Faturat i kanë zero. Më kanë thënë se nëse nuk do të paguash edhe ti, hajde me ne. Unë i thash, nuk vij por do i paguaj.

Basha: Kjo nuk është qeveri, kjo është bandë.  Duhet ta rrëzojmë një herë e mirë. Mençuria dibrane le të shprehet më 16 mars. Edhe forca juaj.

Banor: Jam blegtor, ndër femrat më të mëdha të Dibrës dhe të veriut. Asnjë subvencion. Më keq nuk bëhet. 2 mijë lek një litër naftë. Nuk i hedhim dot zetorit. Kemi shitur lopët. As Enver Hoxha nuk e ka bërë këtë që bën ky kriminel.

Basha: Kur vjen në pushtet me kriminelët, si kriminel qeveris. Dibra më mirë se çdokush tjetër e di se çfarë do të thotë të vish në pushtet me kriminelët. Edhe socialistët e Dibrës e dinë se çfarë do të thotë. Kjo nuk është Dibra e dibranëve, por e Edi Ramës dhe Ymer Lalës.

Tregtar: Thanë se do ta çojnë në Europë, na çuan në gropë. Kjo është e gjitha. Kanë hequr thertoren dhe kam mbyllur dyqanin. Këta bëjnë pazare.

Basha: Më 16 mars të na bashkohesh në protestë që të shembim këtë qeveri të krimit dhe hajdutërisë, që t’i japim mundësinë të punojnë me liri dhe dinjitet. Në mandatet i dogjëm për të qenë në krahun e qytetarëve, jo në krahun e krimit, jo në krah të Ymer Lalës. Kam folur me akte, jo me fjalë.

Tregtar: Mollët i shes 6 kg 100 lek dhe nuk po shes asnjë kg.

Basha: Kjo situatë ësht produkt i një njeriu për të cilin e gjithë Shqipëria vidhet nga mëngjesi deri në darkë. Vidhen fermerët, pacientët, njerëzit janë me xhepa bosh ndaj nuk vijnë të blejnë. Të gjitha bashkë ia dalim më 16 mars në Tiranë.

Të fundit