Flash News

KRYESORE

Basha në ditën e dytë të vizitës në Kosovë: Shërbimi më i mirë i Tiranës është heqja dorë nga protagonizmi i pavend

Basha në ditën e dytë të vizitës në Kosovë:

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Kosovë ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Sot është dita e dytë e kësaj vizite.

Pak më parë ai ka takuar kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, të cilit i ka shprehur mbështetjen për të bashkrenduar çdo veprim mes Tiranës dhe Prishtinës.

Sipas Bashës shërbimi më i mirë që mund ti bëhet Kosovës nga Tirana është heqja dorë nga protagonizmi i pavend.

“Shërbimi më i mirë që mund të bëjë Tirana është të qëndrojë larg protagonizmit të pavend.

U dakorduam se procese të tilla si dialogu me qëllim njohjen reciproke shërben më mirë mes një bashkërendimi strategjik me dy partnerët SHBA dhe BE.

Mbështetje e pakushtëzuar për institucionet e Kosovës që kanë treguar se dinë të përballen me maturi e mençuri me sfida. Republika e Shqipërisë dhe forcat politike në Shqipëri mund edhe të marrin mësim nga Kosova. Shërbimi më i mirë është heqja dorë nga protagonizmi i pavend dhe vënia në dispozicion të Kosovës e gjithë kapacitetit administrativ në Shqipëri”, deklaroi Basha.

Kujtojmë se ditën e djeshme kryedemokrati u takua me kryeministrin Avdullah Hoti, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj dhe drejtuesit e LDK-së e PDK-së.

Limaj dhe Vjosa Osmani në veçanti folën me nota pozitive e i shprehën mirënjohjen kryedemokratit Basha për kontributin e dhënë për Kosovën.

Lexoni edhe:

Limaj lavdëron Bashën gjatë vizitës në Kosovë: E njeh mirë realitetin tonë, na ka ndihmuar gjatë gjithë kohës; si i përgjigjet kryedemokrati

Vizita në Kosovë, Basha: Shqipëria do i bashkohet përpjekjeve për të ngritur një muze për të përkujtuar gjenocidin

Basha zbardh takimin me kryeministrin Hoti: Vlerësim për kontributin në dialogun me Serbinë

Të fundit