Flash News

KRYESORE

Basha në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut: Qeveria shkel përditë dinjitetin e qytetarëve

Basha në ditën ndërkombëtare të të drejtave

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar, në rrjetin social Facebook, një mesazh në kuadër të ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Basha shkruan se sot, duhej të debatonim si shoqëri për të drejtat e grave, fëmijeve, të rinjve, për përmirësimin e kushteve ku secili të ushtronte dhe të gëzonte të drejtat që i takojnë, por, vijon më tej Basha, fatkeqësisht 27 vite pas ardhjes së demokracisë, ne shqiptarët ende nuk zgjedhim dot të lirë, nuk përfitojmë dot nga liria e vërtetë e tregut prej monopoleve të pushtetit.

“Edi Rama i ka asgjësuar këto të drejta me shitblerjen e votës, me shantazhe dhe me kërcënime. Qeveria e tij e shkel përditë dinjitetin e qytetarëve me makuterinë e tenderave e koncesioneve, me shpërdorimin që ju bën fondeve publike, me arrogancën ndaj njerëzve. Kjo qeveri njeh vetëm privilegjet e saj, dhe shkel me këmbë të drejtat e liritë e njerezve të thjeshtë. Bashkimi i të gjithë shqiptarëve është garancia e fitores në betejen për liri dhe të drejtat njerëzore”, shkruan Basha.

Postimi i plotë i Bashës

Sot, ne 10 dhjetor 2017, diten nderkombetare te te drejtave te njeriut, duhej te debatonim si shoqeri per te drejtat e grave, te femijeve, per te drejtat e te rinjve, per permiresimin e kushteve ku secili te ushtronte dhe te gezonte te drejtat qe i takojne. Por fatkeqesisht 27 vite pas ardhjes se demokracise, ne shqiptaret ende nuk zgjedhim dot te lire, nuk gezojme dot lirine e plote te fjales nga censura e qeverise mbi median, nuk perfitojme dot nga liria e vertete e tregut prej monopoleve te pushtetit. Edi Rama i ka asgjesuar keto te drejta me shitblerjen e votes, me shantazhe dhe me kercenime. Qeveria e tij e shkel perdite dinjitetin e qytetareve me makuterine e tenderave e koncesioneve, me shperdorimin qe ju ben fondeve publike, me arrogancen ndaj njerezve. Kjo qeveri njeh vetem privilegjet e saj, dhe shkel me kembe te drejtat e lirite e njerezve te thjeshte.

Bashkimi i te gjithe shqiptareve eshte garancia e fitores ne betejen per liri dhe te drejtat njerezore.

 

Të fundit