Flash News

KRYESORE

Basha në Durrës mesazh Dakos: As pakti me Ramën nuk të shpëton nga burgu

Basha në Durrës mesazh Dakos: As pakti me Ramën nuk të

Kryetari Lulzim Basha ndodhet në Durrës ku po zhvillon një takim me mbështetësit e Partisë Demokratike. Basha nuk la pa komentuar edhe thirrjen e kryebashkiakut Vangjush Dako në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Sipas tij,

“Dako ka emëruar një asistentë hajdute si kandidate për bashkinë. Dakon ka filluar ta përpije vorbulla, atje ku e kam paralajmëruar: para drejtësisë dhe hekurave. E gënjen mendja se do t’i shpëtoje drejtësisë duke bere pakt me Ramën. Mos harro, Rama të gënjen. Fundi yt është para gjyqtareve te pavarur të ndershëm prapa hekurave për gjithçka qe ke bere për Durresin dhe durrsakët”, nënvizoi Basha.

Dako u thirr të enjten e kaluar nga Krimet e Rënda, ku u pyet për 5 orë lidhur me raportet e tij me Altin Avdylajn, i njohur si Niçja dhe çështjen e shit-blerjes së votave. Emri i Dakos u zbulua pas përgjimeve të disa grupeve kriminale,  që operonin në Durrës, Shijak dhe Lezhë.

Të fundit