Flash News

KRYESORE

Basha në fshatrat e prekur nga tërmeti: Situatë emergjente, shteti të thërrasë 500 inxhinjerët!

Basha në fshatrat e prekur nga tërmeti: Situatë

Lideri demokrat Lulzim Basha ka qenë sot i pranishëm me banorët e prekur nga tërmeti në fshatrat Gjuricaj, Kertushë të Ishmit dhe Armath.

Përmes një postimi në Facebook, Basha thotë se gjendja e është alarmante dhe shteti nuk po organizohet për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

“Situata është emergjente, 90 përqind e shtëpive në Gjuricaj janë dëmtuar rëndë, shumica jashtë përdorimit.

Banorët thonë se megjithë thirrjet e përsëritura nuk është marrë asnje masë. E njëjta situatë në Kërtushë dhe Armath.

Njerëzit ankohen gjithashtu për mungesë ndihmash dhe shpërndarje selektive.

Është EMERGJENTE rritja e numrit të vlerësuesve në terren në mënyrë që vleresimi i objekteve të shtrihet në të gjithë zonat e goditura dhe të përfundojë sa më shpejt.

Kjo do të mundësonte vlerësimin e dëmit dhe nisjen e rikonstrusionit të objekteve të riparueshme dhe  do tu jepte mundësi  qytetareve, banesat e  të cilëve  janë të pabanueshme të organizonin jetën e tyre deri në rindërtimin e shtëpive”-shkruan Basha.

Më tej ai liston edhe tre masa që duhen ndërmarë nga shteti.

Për këtë arsye duhet urgjentisht;

“1. Mobilizimi i të gjitha kapaciteteve njerëzore. Janë rreth 500 inxhinierë që kanë shprehur gatishmërinë të kontribuojnë vullnetarisht. Është detyrë e shtetit ti organizojë dhe ti vërë në punë për vlerësimin e dëmeve!

  1. Sa më parë të bëhet vlerësimi i objekteve të dëmtuara, aq më shpejt qytetarët do të kenë mundësi të sigurohen dhe të adresojnë nevojat e tyre të menjëherëshme dhe afatgjata.
  2. Alokimi i fondeve të buxhetit për ti përdorur në funksion të qytetarëve të dëmtuar është hapi i tretë i domosdoshëm. Kjo duhet të nisë me anullimin e menjëhershëm të 150 milion dollarëve të planifikuar për dhjetë oligarkë dhe alokimi i tyre për familjet në emergjencë.

Gjithcka duhet të jetë në funksion të tejkalimit të emergjencës dhe kthimit të në normalitet.”

Të fundit