Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Basha në institutin Hudson: NATO ëshë mekanizmi kryesor, natyra e kërcënimeve ka ndryshuar
Kryedemokrati Lulzim Basha në një diskutim në institutin Hudson ka folur për sfidat e Natos. Sipas Bashës për të forcuar paqen dhe stabilitetin në Ballkan, NATO mbetet mekanizmi kryesor.
Ai vë theksin te rëndësia e aleancës që sjell garanci për sigurinë dhe për stabilitetin; sjell siguri për investime; sjell siguri për angazhimet politike. “Nëse historia na ka mësuar diçka rreth Ballkanit është se siguria dhe rendi janë gjithmonë të brishta dhe të përkohshme”, u shpreh Basha.
Diskutimi i kryetarit Basha ne Institutin Hudson
Unë vij nga një vend i vogël, nga një rajon që në të kaluarën ka qenë më shumë në luftë sesa në paqe dhe formon një rajon që konsiderohet si vija ndarëse midis Perëndimit dhe Lindjes.
Nga këndvështrimi ynë, por jam i sigurt se edhe nga ai i vendeve të tjera, çdo diskutim rreth bashkëpunimit transatlantik duhet të përballet së pari me disa fakte të rëndësishme.
Ka kërcënime të qarta dhe aktuale që e bëjnë NATO-n një domosdoshmëri si gjithmonë. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, kërcënimet nuk janë zhdukur por thjesht kanë ndryshuar.
Së pari, ka ende kërcënime ushtarake në dyert e NATO-s. Kjo u dëshmua nga agresioni rus kundër Gjeorgjisë, aneksimi i Krimesë dhe lufta në Ukrainë, si dhe luftëra të tjera të tilla. Në veçanti, vendet më lindore pjesë të NATO-s janë nën një kërcënim të përhershëm ushtarak, veçanërisht vendet e vogla, si Republikat Baltike, por nuk do të përjashtoja vendet e Ballkanit. Këto vende kanë një nevojë thelbësore dhe kritike për mbrojtjen e NATO-s.
Së dyti, janë llojet e reja të kërcënime: terrorizmi, sidomos ekstremizmi i dhunshëm; sulmet kibernetike; korrupsioni, krimi i organizuar, rrjetet kriminale transnacionale dhe pastrimi i parave; por gjithashtu fushatat propagandistike dhe dezinformuese.
Qëllimi i tyre është të shkatërrojnë sistemet tona, shoqëritë tona, vlerat tona përmes ndërhyrjeve jo-ushtarake. Sepse ne në rradhë të parë jemi një aleancë vlerash, jemi një aleancë politike – ushtarake dhe jo një aleance ushtarake – politike. Ato dobësojnë dhe shkatërrojnë shoqëritë tona duke minuar demokracinë, sundimin e ligjit, besimin social dhe vlerat shoqërore.
NATO mund të luajë një rol themelor në mbrojtjen nga këto kërcënime. E ngre këtu edhe si pyetje: A mendoni se NATO mund të luajë një rol thelbësor për ruajtjen e vlerave ndaj këtyre kërcënimeve, dhe nëse jo, kush mund ta bëjë? Unë besoj se NATO është një kontribues kryesor për mbështetjen e demokracisë dhe institucioneve themelore perëndimore si: të drejtat dhe liritë e njeriut, zgjedhjet demokratike dhe tregjet e lira.
Së treti, ekziston nevoja për të balancuar fuqinë në rritje dhe ndërhyrjen ekonomike nga fuqitë jo-perëndimore, të cilat po luftojnë për dominimin ekonomik dhe politik në Evropë në veçanti në rajone si Ballkani. Ballkani është sot, me sa duket, një skenë kryesore ku po ndodh rivaliteti midis Lindjes dhe Perëndimit; nga njëra anë kemi vendet perëndimore dhe nga ana tjetër kemi Rusinë, Kinën dhe vendet e tjera, duke përfshirë, Lindjen e Mesme që rivalizojnë për ndikim politik, fetar dhe kulturor por edhe për depërtim ekonomik.
NATO mund të shërbejë si një fuqi balancuese për të garantuar paqen, stabilitetin dhe demokracinë në këtë rajon. Në Ballkan, NATO ka një avantazh të qartë për të adresuar kërcënimet që në burim. Shqipëria është anëtare e NATO-s, Mali i Zi është anëtar i NATO-s, Maqedonia do të bëhet anëtare së shpejti, Kosova qartë dëshiron të bashkohet nëse i jepet mundësia. Kjo e vendos NATO-n në një pozicion unik dhe i jep të gjitha levat dhe mjetet për të adresuar të gjitha kërcënimet që vijnë nga ky rajon në burim, në veçanti konfliktet etnike, ekstremizmi fetar, rrjetet e krimit të organizuar, kapjen e shtetit.
Me këto kërcënime, angazhimi në NATO duhet të jetë i qartë dhe i vërtetë Kur Margaret Theçer u zotua për forcimin e NATO-s pas përfundimit të luftës së ftohtë, tha një shprehje: "Ju nuk e anulloni sigurimin e shtëpisë tuaj vetëm se ka pasur më pak vjedhje në rrugën tuaj gjatë 12 muajve të fundit!".
NATO është e domosdoshme për të njëjtat arsye që ishte më parë, edhe pse natyra dhe burimi i kërcënimeve ka ndryshuar. Për ta mbajtur atë të fortë, duhet angazhim serioz. Dhe angazhimi më efektiv është kontributi financiar i nevojshëm për të përmirësuar infrastrukturën, teknologjinë, armatimin dhe personelin; për të kontribuar në forcimin e kapaciteteve të aleancës; dhe si rezultat në fuqinë e saj në përmbushje të misionit.
Arritja e objektivit 2% të GDP-së është e nevojshme dhe riangazhimi dje nga udhëheqësit e NATO-s për këtë objektiv është me të vërtetë një lajm i mirë. Për shumë vende të mëdha kjo është një sasi e madhe parash për të paguar, dhe disa prej tyre me të vërtet besojnë se NATO nuk është prioriteti për të përdorur këto para. Veçanërisht, një përdorim alternativ i tyre ka qenë përdorimi në kontribute të tjera ndërkombëtare, në veçanti ndihma për zhvillim. Për shembull, Gjermania dhe Italia kanë investuar miliarda euro për të ndihmuar zhvillimin e Shqipërisë në tre dekadat e fundit. Ata kurrë nuk kanë ndalur së na mbështeturi për një ditë të vetme.
Ndihma e tyre është një kontribut i vërtetë për paqen dhe prosperitetin. Nuk ka dyshim për këtë. Por kjo nuk mund të jetë një zëvendësim për atë që NATO sjell në Shqipëri dhe vende të tjera në Ballkan.
Aleanca sjell garanci për sigurinë dhe për stabilitetin; sjell siguri për investime; sjell siguri për angazhimet politike. Nëse historia na ka mësuar diçka rreth Ballkanit është se siguria dhe rendi janë gjithmonë të brishta dhe të përkohshme. Për të forcuar paqen dhe stabilitetin në Ballkan, NATO mbetet mekanizmi kryesor. Çdo boshllëk i krijuar nga mungesa e vëmendjes dhe mungesa e përfshirjes apo angazhimit të vendeve të Ballkanit nga NATO, do të mbushet nga forca jo aq miqësore dhe liderë jo aq demokratikë, që nuk kërkojnë stabilitet, që nuk kërkojnë vlera demokratike, të cilët nuk kërkojnë paqe në vende të tjera. Forca të tilla mund të jenë aktorë shtetërorë, organizata kriminale ose rrjete terroriste.
Së fundmi, çdo para që mendohet se po kursehet duke mos investuar më shumë në NATO, duke dobësuar fuqinë balancuese të NATO-s, do të çojë në destabilizim dhe probleme, rregullimi i të cilave do të kushtojë më shumë sesa kursimet e mos investuara në NATO më herët. Pra, s’mund të kursehet një qindarkë sot për të humbur 100 fish më shumë nesër.
3. Uniteti i NATO-s është veçanërisht i rëndësishëm për vendet më të vogla Kur djemtë e mëdhenj debatojnë, djemtë e vegjël janë të frikësuar. Një gjë është shumë e rëndësishme nga perspektiva e vendeve të vogla si i imi: lidhjet e forta dhe qëndrimet e unifikuara të aleatëve amerikanë dhe evropianë janë një domosdoshmëri.
NATO do të minonte fuqinë e saj, të perceptuar dhe reale, nëse ka ndarje, nëse ka përplasje dhe nuk ka qëndrime të unifikuara për çështjet më të rëndësishme. Ju e ngritët çështjen se si po komentohen këto diskutime të NATO-s në Teheran apo në kryeqytete të tjera të cilët po analizojnë se ç’po ndodh në familjen tonë, ndaj kjo nuk i shërben qëllimit tonë dhe në veçanti nevojës për tu unifikuar në çështjet më të rëndësishme.
Nëse kjo nuk tingëllon si një problem për vendet dhe fuqitë e mëdha, atëhere është me të vërtetë kritike për vendet e vogla, si Shqipëria, Mali i Zi dhe shtetet Baltike. Riangazhimi për të njëjtat qëndrime të unifikuara është po aq i rëndësishm sa financimi për forcën e NATO-s. Ajo që shpresojmë është se debatet brenda NATO-s do të çojnë në ndryshime të rëndësishme që do të sjellin aleatët më pranë dhe do ta forcojnë NATO-n.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38