Flash News

KRYESORE

Basha në konferencë pas takimit me aleatët: Të lirohen 11 pengjet e fajit të Edi Ramës. Kam edhe një kërkesë për mediat...

Basha në konferencë pas takimit me aleatët: Të lirohen 11

Kryeopozitari Lulzim Basha ka kërkuar sot, pas mbledhjes me aleatët, lirimin e 11 protestuesve të arrestuar për shkak se kundërshtuan tarifën në ‘Rrugën e Kombit’. Basha u shpreh se vendimi i kryeministrit Edi Rama për të pezulluar tarifën e autostradës është pranim faji dhe jo tërheqje. Për këtë arsye, ai i konsideroi “pengje të fajit të Edi Ramës”, 11 qytetarët ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë ‘arrest në burg’.

Basha kërkoi nga mediat që të mos përdorin fjalën ‘tërheqje’ për këtë vendim të Ramës, por pranim faji.

“Akti i sotëm (bllokimi i rrugëve) është një akt që i ka bashkuar shqiptarët kundër padrejtësië dhe kundër grabitjes. Dua t’i bëj një apel mediave që të mos bien pre e Edi Ramës dhe të mos përdorin fjalën ‘tërheqje’. Edi Rama sot ka pranuar fajin. U bashkohemi qytetarëve të Kukësit dhe të gjithë Shqipërisë për të liruar 11 pengjet e fajit të Edi Ramës”, tha Basha.

Kreu i demokratëve kërkoi gjithashtu nga kryeministri që të anulojë taksën e ‘Rrugës së Kombit’.

Të fundit