Flash News

KRYESORE

Basha në konferencën e paralajmëruar: Pse Rama po mbron fort Tahirin. Do kërcënohet Prokuroria

Basha në konferencën e paralajmëruar: Pse Rama po mbron fort

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një deklaratë për median shprehet se arsyeja që Rama po e mbron kaq fortë Tahirin, është fakti, se të dy bashkë kanë ndarë paratë e krimit. Basha shprehet i bindur se drejtësia vonon, por nuk harron, ndaj dhe Rama e Tahiri do të vihen para drejtësisë.

DEKLATATA E PLOTË E BASHËS: 

U provua sot para shqiptarëve se Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë një: ata kanë ndarë bashkë paratë e krimit dhe pushtetin e fituar me paratë e krimit. Prandaj Edi Rama do ta mbrojë Saimir Tahirin, deri në fund.

Siç u pa sot, Rama, Ruçi dhe Xhafaj, ata, që qeverinë dhe institucionet e shtetit i kthyen në repart logjistik në mbështetje të trafikut të drogës dhe krimit, do të tentojnë të sulmojnë, trembin, kërcënojnë dhe blejnë prokurorinë, gjykatat dhe këdo që do tentojë të nxjerrë para drejtësisë Saimir Tahirin.

Sot ra dhe fasada e drejtësisë dhe reformës së drejtësisë së Edi Ramës. Sot Tahiri, Xhafaj dhe vetë Rama ushtruan dhunë ndaj prokurorëve dhe drejtësisë duke treguar se ata janë kërcënim serioz për drejtësinë në Shqipëri.

Sot, të gjithë e panë lakuriq, mashtruesin e pafytyrë që shtirej për drejtësi, kur e vetmja drejtësi që ai mund të pranojë është drejtësia nën këmbët e tij.

Unë e di se ka shumë njerëz të ndershëm që ndihen sot të fyer dhe të revoltuar me dhunimin që Rama, Ruçi dhe Tahiri i bënë drejtësisë, duke mohuar ndalimin e Tahirit dhe duke e shtyrë me plot një javë që nga dita e kërkesës së prokurorisë, kontrollin e shtëpive të Tahirit, pasi ai, i ndihmuar nga klanet mafioze dhe vetë qeveria, të ketë patur kohë për të pastruar dhe krehur një qytet të tërë dhe jo më shtëpinë e tij.

Sot, ka mijëra qytetarë dhe familje të thjeshta që pasi kanë provuar këto katër vjet dhunën arbitrare të kësaj qeverie, pasi kanë provuar gjobat, pasi kanë parë t’u prishen shtëpitë, pasi kanë përjetuar bastisjet e bizneseve, dhe pasi kanë vuajtur arrestime, shoqërime dhe ndalime për shkelje të vogla ligjore, ndihen të skandalizuar dhe të pashpresë në këtë vend.

Atyre dua t’u them se drejtësia mund të vonojë por nuk do të mungojë. As Sajmir Tahiri, as Edi Rama nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë.

Në luftën tonë për të çmontuar krimin nga politika ne tashmë kemi shumë partnerë dhe miq, të cilët, janë ata që nxorën zbuluar Saimir Tahirin dhe që, së bashku me ne, nuk do ndalemi më këtu.

Ka ardhur koha që Shqipëria të ndahet përfundimisht nga krimi dhe politikanët e krimit dhe të hyjë në rrugën e drejtësisë ku ecin të gjitha vendet perëndimor

Të fundit