All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Basha në kongresin e PPE-së: Shqipëria në udhëkryq, ia dalim me ndihmën e partnerëve

Basha në kongresin e PPE-së: Shqipëria në udhëkryq, ia
All - Paragraf - 1

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi në kongresin e Partive Popullore Evropiane (PPE) se Shqipëria ndodhet në udhëkryq, por me ndihmën e partnerëve evropianë do të arrijë që të lërë pas të gjitha këto vështirësi, sepse e meriton një të ardhme evropiane.

All - Paragraf - 3

Ai u shpreh se pavarësisht se sot Bashkimi Evropian dhe institucionet e tij shihen me shumë skepticizëm, në Shqipëri vlera dhe ide të tilla kanë mbështetje popullore.

“Shqipëria është një vend, njerëzit e të cilit besojnë se progresi mund të garantohet vetëm përmes hapjes, partneritetit dhe bashkëpunimit. Një vend i cili beson në një Bashkim Evropian të fortë dhe që funksionon siç duhet.”, tha ai duke shtuar se “edhe pse qeveria aktuale dështoi në përmbushjen e këtij vizioni, është jetike që ju të jeni të vetëdijshëm se ka një anë tjetër të medaljes.”

Basha shtoi se opozita ka bindjen se Shqipëria duhet të reformohet që të ecë përpara.

“Por ne besojmë se reformat duhet të jenë të modelit evropian. Me standarde evropiane. Kjo nuk do të ndodhë brenda natës dhe pa dyshim jo nën drejtimin e qeverisë aktuale. Kjo kërkon një përmasë të thellë reflektimi kombëtar.”

Kreu i PD-së shtoi se ajo për të cilën vendi ka nevojë ëhstë një vizion dhe një plan konkret, i cili e orienton përtej krizës dhe drejt rrugës së duhur.

“Një vizion për brezat e ardhshëm. Aty shfaqet një Shqipëri e cila aspiron bashkëpunimin me Evropën dhe fqinjët e saj. Një Shqipëri bashkëpunuese. Që kontribuon pozitivisht brenda Bashkimit Evropian dhe komunitetin e kombeve. Për të përmbushur vizionin tonë, ne duhet të punojmë së bashku.

Shqipëria sot gjendet në një udhëkryq. Ne nuk mundet të përballojmë çmimin e lartë të katër vite të tjera si këto që lamë pas. Shqipëria meriton një të ardhme më të mirë. Dhe me mbështetjen tuaj, kjo është ekzaktësisht ajo që ne do të arrijmë.”, deklaroi Basha.

Të fundit