Flash News

KRYESORE

Basha në Kukës: Do heqim traun e Rrugës së Kombit javën e parë që vijmë në pushtet

Basha në Kukës: Do heqim traun e Rrugës së Kombit javën

Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë një vizite me banorë të Kukësit ka premtuar se PD do të heqë traun e Rrugës së Kombit që javën e parë që vjen në pushtet.

Basha shtoi se do t’i japë fund emigracionit që ka prekur më së shumti Kukësin për shkak të nivelit të lartë të papunësisë.

“Dua të rikonfirmoj vendosmërinë tonë për të hequr traun e rrugës së Kombit në javën tonë të parë në pushtet. Sikur i kam kërkuar të gjitha strukturave të PD të bëhen gati që bashkë me qytetarët e Kukësit dhe shqiptarëve ta kthejmë shumicën ‘Rama ik’ të 30 qershorit në shumicën e një ndryshimi të thellë ekonomik dhe politik për çdo shqiptar. Për t’i dhënë fund emigracionit që po e tret Kukësin dhe për të kthyer pasuritë e shqiptarëve në funksion të mirëqenies dhe punësimit të shqiptarëve, këto janë objektivi më madhor i PD”, tha Basha.

Të fundit