Flash News

KRYESORE

Basha në Maltë në Kongresin e Partive Popullore Europiane bashkë me Isa Mustafën dhe Vuçiç. Gruevski i paftuar

Lulzim Basha do të jetë në Maltë në datat 29 dhe 30 mars, i ftuar në Kongresin e Partive Popullore Europiane (PPE). Kongresi do ketë në fokus ruajtjen e ardhmërisë europiane nëpërmjet sigurisë dhe politikës së jashtme. Sipas raportimeve mediatike, rreth 2 mijë do të jenë pjesëmarrësit nga 40 vende të ndryshme. Politikanë të tjerë nga rajoni, të ftuar në Kongres, janë Isa Mustafa nga Kosova, Aleksandër Vuçiç nga Serbia, dhe kryeministri ad interim i Maqedonisë, Emil Dimitirev. Bie në sy mungesa në listën e të ftuarve e shefit të VMRO-DPMNE, një parti e djathtë, Nikola Gruevski.

Të fundit