Flash News

KRYESORE

Basha në mbledhje kryesie: djegia e mandateve na ktheu në shumicë. Ta tregojmë më 13 prill

Basha në mbledhje kryesie: djegia e mandateve na ktheu në

Kryetari i Demokratëve, Basha, në takimin e sotëm me kryesinë dhe grupin e ish-deputetëve ka kërkuar një organizim të qartë dhe të fortë për protestën e 13 prillit. Ai u ka kërkuar vartësve të tij që thirrja për protestë të bëhet 'derë më derë' në mënyrë që pjesëmarrja të jetë edhe më e madhe se në në dy protestat e tjera kombëtare.

Basha u ka thënë të tijve se opozita e ka situatën në favor dhe kjo shihet qartë në të gjitha sondazhet e pavarura, vendase dhe të huaja. Burime në mbledhje i thanë Politiko.al se kryetari i Demokratëve e ka siguruar kupolën e PD se djegia e mandateve ka prodhuar mbështetje edhe mes të pavendosurve. "Ka një rritje të menjëherëshme dhe jemi shumicë absolute në vend, ndaj duhet ta përkthejmë sa më shpejt në votë këtë mbështetje të shqiptarëve", ka thënë Basha.

Pjesëmarrja e lartë në protestë ka rëndësi primare, ky ka qenë 'refreni' i kryetarit të opozitës. Ai ka shtuar se opozita nuk ka ndryshaur asnjë kërkesë dhe ato janë të qarta: Largim i Edi Ramës dhe qeveri tranzitore.

Politiko.al

Të fundit