Flash News

KRYESORE

Basha në mbrojtje të biznesit të vogël: Rama nuk tregon dot faktet, ato zbulojnë një të vërtetë kriminale

Basha në mbrojtje të biznesit të vogël: Rama nuk tregon dot

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama që t’i jap fund kërcënimit të biznesit të vogël dhe të bëjë publike paratë që ka dhënë nga buxheti i shtetit për oligarkët në këto katër vite.

Kryedemokrati thotë se Rama duhet të bëjë publike edhe taksat që kanë paguar këta oligarkë, por kjo është pamundur pasi në këtë mënyrë do të zbulohej një e vërtetë kriminale: zhvatja e njerëzve të thjeshtë dhe pasurimi i klientëve të Ramës.

Reagimi:

Në vend që të kërcënojë sipërmarrësit e vegjël që punojnë sa për të mbajtur gjallë familjet e tyre, Edi Rama duhet t’u bëjë të ditur shqiptarëve sa para u ka dhënë nga buxheti i shtetit oligarkëve këto katër vite: oligarkët e shëndetësisë e të ilaçeve, oligarkët e ndërtimit, oligarkët e koncesioneve, oligarkët e naftës dhe të telekomunikacionit.

Pastaj t’u tregojë shqiptarëve edhe sa taksa kanë paguar këta oligarkë në buxhetin e shtetit.

Por ai nuk i tregon dot këto fakte, sepse ato zbulojnë një të vërtetë kriminale: zhvatjen e pamëshirshme të njerëzve të thjeshtë për pasurimin e Edi Ramës dhe klientëve të tij.

Të fundit