Flash News

KRYESORE

Basha në mes të protestuesve: Nuk pranojmë diktaturën e autokratit Edi Rama; është fillimi i lëvizjes sonë

Basha në mes të protestuesve: Nuk pranojmë diktaturën e

Pasi mazhoranca zgjodhi me vetëm 69 vota kryeprokuroren e re të Shqipërisë, kreu i PD-së, Lulzim Basha i është bashkuar protestuesve që ndodheshin jashtë ambienteve të Kuvendit, duke paralajmëruar fillimin e një lëvizje kundër vendimit të Edi Ramës.

Basha e quajti autokrat të inkriminuar kryeministrin Rama dhe theksoi se opozita do i kthejë kushtetuetshmërinë reformës në drejtësi.

“Nuk pranojmë kurrë diktaturën e krimit dhe kapjen e drejtësisë nga një autokrat i inkriminuar, në ikje, si Edi Rama. Askush të mos kujtojë se ne do të rrimë duarkryq dhe do të pranojmë puçin kushtetues për llogari të krimit, të drogës, do të pranojmë kryeprokurorin e Habilajve, Balilajve, Tahirit, Dakos. Në më pak se dy ditë ju iu përgjigjet thirrjes së opozitës dhe unë dua t’ju falenderoj për vendosmërinë. Fillmi i lëvizjes tonë për të rikthyer kushtetuetshmërinë e reformës në drejtësi është fillimi i një rruge pa kthim për përmbysjen e diktaturës së krimit”, u shpreh Basha.

Të fundit