Flash News

KRYESORE

Basha në mes të turmës, Kiri Hajdari i qëndron sërish në krah

Basha në mes të turmës, Kiri Hajdari i qëndron sërish

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ndodhet aktualisht në mes të turmës që po proteston përpara Kryeministrisë. Ai u nis nga selia blu i shoqëruar nga një numër i madh mbështetësish, së bashku me bashkëshorten Aurela Basha.

Gjatë ecjes në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, në krah të Bashës qëndronte Kiri Hajdari, djali i Azem Hajdarit. Ai ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes të mediave për shkak të qëndrimit të kundërt që ka mbajtur me motrën e tij, deputeten Rudina Hajdari, sa i përket djeges së mandateve.

Rudina nuk ka pranuar të djegë mandatin, çka solli përjashtimin e saj nga strukturat e PD-së, ndërkohë që Kiri i ka dhënë mbështetje Bashës.

VIDEO-LIVE/ Nis protesta e opozitës përpara Kryeministrisë, Basha dhe Kryemadhi po u bashkohen qytetarëve

Të fundit