Flash News

KRYESORE

Basha në mitingun përmbyllës në Vlorë: Rama e pa qytetin si telajo, qytetarët do i japin fund cirkut

Basha në mitingun përmbyllës në Vlorë: Rama e pa

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka qenë sot në Vlorë ku ka zhvilluar takmin përmbyllës të fushatës elektorale në këtë qytet. Basha tha se kryeministri Edi Rama në këto katër vite e pa Vlorën si telajo, ndërsa sot sillet vërdallë si klloun për të fshehur dështimet.

Basha u bëri thirrje qytetarëvëe që t’i japin fund cirkut të Ramës dhe të votojnë për zhvillimin e ekonomisë, të votojnë për numrin 6.

“Në këto zgjedhje kemi një klloun cirku i cili vjen vërdallë duke treguar barcelata, në përpjekje për të fshehur dështimet që i di e gjithë Vlora. Kurrë nuk i interesoi ekonomia juaj. Vlora ishte telajo për të, ku i thurrte vetes lavde të pamerituara. Jepni fund cirkut dhe kllounit, votoni për ekonominë”, u shpreh kreu i opozitës.

Basha theksoi se pa një ekonomi të fortë nuk mund të ketë një Shqipëri europiane dhe kritikoi Ramën se ka investuar në fasada duke harruar problemet e qytetarëve.

Të fundit