Flash News

KRYESORE

Basha në ndërtesën ku ka zyrën Berisha por jo për të takuar ish-kryeministrin, ja ku trokiti

Basha në ndërtesën ku ka zyrën Berisha por jo për

Kreu i opozitës, Lulzim Basha u pa sot në mesditë të hynte në ambientet e ‘Aba Center’ në kryeqytet, aty ku ka zyrën edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në media u raportua se Basha po konsultohej me Berishën për paketën “McAllister plus”, por e vërteta qëndron ndryshe.

Dëshmitarë në ‘Aba Center’ kanë bërë të ditur për Politiko.al se Basha është parë vetëm në shoqërinë e bashkëshortes së tij, Aurelës.

Të dy janë ngjitur për të ngrënë drekë në restorantin që ndodhet brenda qendrës.

Në fakt, Basha e frekuenton shpesh atë ambient pasi gruaja e tij ka zyrën aty.

Edhe në përfundim të takimit të parë në Presidencë me kryeministrin Edi Rama, kryedemokrati u drejtua për në të njëjtin vend dhe kureshtjes së gazetarëve iu përgjigj: “Po shkoj të ha një supë me gruan time e cila ka zyrën këtu”.

 

Të fundit