Flash News

KRYESORE

Basha në prokurori/ Reagon Bylykbashi: Veprim i pastër politik

Basha në prokurori/ Reagon Bylykbashi: Veprim i pastër politik

Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi e ka quajtur veprim të pastër politik thirrjen e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në prokurori. Gjatë rubrikës “Mbrëmje ABC” me gazetaren Mirela Milori, Bylykbashi tha se sa herë Rama ka nevojë, Arta Marku vepron menjëherë.

Arta Marku ankohet se i është zvogëluar kompetenca kontrolluese mbi pjesën tjetër të prokurorisë , por ia ka dhënë mesazhin prokurorisë se me shkarkimet e paligjshme që ka bërë deri më sot kush nuk vepron sipas asaj që kërkon ajo ka probleme”, tha Bylykbashi.

Ish deputeti i PD-së rreshtoi disa raste kur kryeministri Rama e ka përdorur Prokurorinë e Përgjithshme për veprime politike.

Do ju jap shembuj të vegjël. Kur iu desh me Saimir Tahirin e nxorrën këtë histori. Doli përsëri rasti ishin përgjimet e Agron Xhafaj, e nxorrën. Doli rasti Dako, e nxorrën përsipër. Sa herë i duhet Edi Ramës të heqë vëmendjen nga problemet e mëdha që i dalin nxjerr këtë çështje. Basha ka bërë reagim të drejtpërdrejtë sot. Ka dy gjëra, e para është një shmangie vëmendje nga çështja e madhe sot. Çështja e madhe sot nuk është dekreti i Presidentit, por përgjimet e Bildit. E dyta është rasti tipik, goditet kundërshtari me instrumentet që ka. Që është e pastër politike për të goditur kundërshtarin besoj se shqiptarët nuk duan shumë për ta kuptuar këtë gjë”, u shpreh Bylykbashi.

Të fundit