Flash News

KRYESORE

Basha në protestën e Unazës së Re: Afera korruptive, Arta Marku dhe autoritetet shqiptare nuk reagojnë

Basha në protestën e Unazës së Re: Afera korruptive, Arta

Protestës së banorëve të “Astirit” iu është bashkuar edhe kreu i opozitës Lulzim Basha, duke u shprehur se Rama ka shkelur Kushtetutën duke urdhëruar shembjen e shtëpive ne zonën e Astirit.

“U bënë 3 ditë që media ka treguar për aferën korruptive të projektit të Unazës së re. Media dhe autoritet amerikane kanë vërtetuar se nuk ka asgjë ligjore në këtë projekt, por Arta Marku dhe autoritetet shqiptare nuk kanë reaguar.

Kanë kaluar 36 ditë që kur afera korruptive është denoncuar nga PD dhe nuk ka asnjë reagim. Kush e ka fuqinë politike në këtë vend, që një aferë të tillë korruptive, ku përfshihet ARRSH me në krye Afrim Qendron, QKR, IKMT, Bashkinë e Tiranës, kush e ka fuqinë politike të vendosë poshtë gjithë këto institucione, vetëm Edi Rama. Kemi të bëjmë me një projekt të pastër vjedhjeje”, shprehet Basha.

Të fundit