Flash News

KRYESORE

Basha në shtëpinë e të moshuarve që jetojnë në errësirë: Në 27 janar protestojmë për t'i dhënë fund padrejtësive dhe nëpërkëmbjes

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë në banesën e të moshuarit Jak Vjerdha, i cili prej disa ditësh jeton në errësirë bashkë me gruan e tij, sepse nuk ka para për faturën e dritave.

Në rrjetin social Facebook, Basha thotë se të moshuarve ju ka ardhur fatura për 5 milionë, ndërkohë që pensioni i të dyve bashkë s’ju del as për ilaçe.

27 Janar, shkruan kreu i opzitës, do të protestojmë për ti dhënë fund padrejtësive dhe nëpërkëmbjes.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës

Isha në shtëpinë e të moshuarit Jak Vjerdha, që prej disa ditësh jeton në errësirë bashkë me gruan e tij, sepse nuk ka para për faturën e dritave. Më treguan se ju ka ardhur fatura për 5 milionë, ndërkohë që pensioni i të dyve bashkë s’ju del as për ilaçe.

Në #27janar protestojmë për ti dhënë fund padrejtësive dhe nëpërkëmbjes!

#bashkohu kundër varfërisë dhe arrogancës!

 

  

Të fundit