Flash News

KRYESORE

Turi i Bashës, përpjekje për njohje ndërkombëtare ose për 'exit strategy'

FORUMI/ Arian Vasjari

 

Republika e re është shumë e madhe për një çadër. Ajo, shumë shumë, mund të themelohet aty, por nuk mund të legjitimohet prej saj. Turi i Bashës në Washington dhe Bruksel është përpjekja më serioze për njohjen ndërkombëtare të Republikës së tij. Por edhe më delikatja. Sepse, vetëm pas këtij pelegrinazhi politik do të qartësohet nëse ndërkombëtarët kanë vendosur të legjitimojnë Republikën e Re të Lulzim Bashës, apo do  t'i sugjerojnë atij nje 'exit strategy' nga aksioni i tij radikal. Sidoqoftë, në çdo version të mundshëm, një gjë është tashmë e sigurt: projekti politik i Republikës së re të Lulzim Bashës nuk mund të qëndrojë më në çadër. Ai ose do zëvendësojë çadrën ose do mbyllet bashkë me të. Mbas kthimit, kryetari i PD do jetë i detyruar të n'a komunikojë, së paku, njërin nga këto opsione. E me këtë rast, edhe të ardhmen e tij!

 

 

 

Të fundit