Flash News

KRYESORE

Pasi prodhoi politikë të brendshme Basha po gjeneron politikë të jashtme

 

FORUMI / Alfred Lela

Turi i shefit të opozitës është diversifikim i mjeteve që ka prodhuar Protesta për të gjeneruar politikë. Kjo në vështrimin më elementar. Në një kuptim të dytë, ajo është 'dalje e Çadrës në botë'. Të kujtojmë se, një nga kurset më të favorizuara të sulmit të qeverisë kundër Protestës ka qenë mungesa e mbështetjes ndërkombëtare. Basha, simbolikisht, është duke shkuar te mbështetja ndërkombëtare. Nuk duhet logjikë e ndërlikuar për të kuptuar se, nëpërmjet takimeve në Washington e Bruksel, zoti Basha e legjitimon Republikën e Re si aksion politik. Pra, prodhon politikë për Çadrën dhe me Çadrën.

Të kujtojmë edhe një element të tretë, që ka të bëjë me vetë Bashën. Ai është një lider i pëlqyer në Perëndim. Gjithmonë ka patur një simpati për të në Washington, Bruksel e gjetkë në Europë. Kështuqë, ai mund të prodhojë, si person, mbështjetje për Çadrën e Lirisë, një suport që buron nga vetë ai, pra nga personi që Lulzim Basha është.

E katërta dhe e fundit, Basha shkon në Washington nën një konfigurim të ri politik atje. Administrata e re e Trump, dhe Kongresi i zotëruar nga Republikanët, janë një vesh dhe një sy i hapur, pak më shumë, për një 'djalosh politik' nga një vend ish-komunist që vjen e thotë, në domenin e maksimës 'better dead than red' (më mirë i vdekur se i kuq), se në vendin e tij, një hetues i kohës së komunizmit po merr postin e ministrit të Brendshëm.

Të fundit