Flash News

KRYESORE

Basha në zyrën e presidentit një ditë pas votimit të 5 qershorit, Meta zbardh takimin: I kërkova të vazhdojë punën në Këshillin Politik

Basha në zyrën e presidentit një ditë pas votimit të 5

Presidenti Ilir Meta veç ambasadorëve të Bashkimit Europian, sot ka patur një takim të thirrur nga ai vetë, edhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Sipas Metës, gjatë takimit e ka siguruar se do të dekretojë menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, ndërsa i ka kërkuar që të vijojë punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit duke mos rënë pre e asnjë provokimi.

“Sapo përfundova një takim me kërkesën time me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe liderin e Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha.

E sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.

E falenderova për kontributin konstruktiv në arritjen e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe i kërkova të vazhdojnë punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit duke mos rënë pre e asnjë provokimi.

Inkurajova vijimin e bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë partnerët e investuar për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe që kanë mbështetur Këshillin Politik në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirës”, sqaron Meta.

Të fundit