Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Basha nga Devolli: Me PD, 100 mln euro subvencione në vit, do nxjerrim fermerin nga kriza
Kreu i PD, Lulzim Basha është ndalur në Devoll në turin e tij ta takimeve. Teksa është njohur me shqetësimet e fermerëve, të cilët ankohen për mungesë subvencionesh dhe braktisje nga qeveria, Basha u shpreh se PD ka në platformën e saj prej 100 milionë euro subvencione çdo vit, do të nxjerrin fermerin shqiptar nga kriza.
Fermeri: Fermerët janë ana më e dukshme e krizës së thellë ekonomike të vendit. Në Progër të Devollit, ata folën për braktisjen e qeverisë, për fermeri
mungesë subvencionesh dhe për falimentin. “I kemi punët shumë keq. Ndodhemi në një situatë shumë të vështirë”- i tregoi një fermer zotit Basha. Fermeri theksoi se, për shkak të çmimit të lartë të farërave, pesticideve, të naftës dhe vaditjes me pompë kosto del shumë më e lartë se kosto e prodhimeve të Maqedonisë fqinje, Greqisë apo Kosovës.
“Prodhimet i shesim nën kosto dhe megjithëse kam 25 vjet që merrem dhe mbaj të punësuar 20 familje, e shoh veten drejt falimentimit. Kështu është me të gjithë.”- u shpreh fermeri i revoltuar, duke vënë në dukje dhe problemin e të rinjve që po braktisin fshatin dhe punët në bujqësi. “Problemi është se po na humbet shpresa, djali do që të ikë, se ne nuk po fitojmë. Bujqësia nuk po preferohet më. Të rinjtë po e braktisin punën këtu për të ikur jashtë, për t’u bërë kamarierë në qytet.
Basha: Shikoni miqtë e mi çfarë parajse është Devolli! Jo vetëm natyra, por shikoni si e ka bërë dora e njeriut. Shikoni si e ka bërë Aureli, Mediu dhe punëtorët e Devollit. Shikoni si e kanë punuar tokën e tyre, shikoni se çfarë bukurie e rrallë. Në vend që të jetë bekim për ta është kthyer në mallkim. Në vend që këta të jenë njerëz të pasur dhe të punësojnë sa më shumë që të mos shkojnë rinia të punojë me mëditje në Greqi, këta zhyten në borxh.
Falë këtij aktiviteti që kanë zhvilluar këtu kjo familje fermerësh me traditë, janë 20 familje që mbahen me punën, me djersën e tyre. Çfarë u mungon këtyre fermerëve që robtohen çdo ditë që në 4 të mëngjesit?
Pse duhet të jenë në një pozitë inferiore me fermerin grek, maqedonas apo të Kosovës? Ju mungon një qeveri që t’u japë të njëjtën mbështetje që merr fermeri i Maqedonisë dhe Kosovës. Nuk po them i Greqisë, nuk po them akoma i Greqisë, që ka edhe mbështetjen e Bashkimit Europian me subvencione që, kur të jemi edhe ne anëtarë, të kemi edhe ne akses në ato fonde. Por le të rrimë njëherë tek niveli i Maqedonisë, që jep 150 milionë euro në vit subvencione për fermerët.
Subvencione për fermerët do të thotë që me këto subvencione atyre u ulet kostoja e prodhimit - nga farat, tek pesticidet, tek nafta - të gjitha proceset bujqësore ndihmohen përmes subvencioneve në mënyrë të tillë që prodhimi i tyre jo vetëm të mos kalbet apo të hidhet, apo të shitet nën kosto dhe, në vend që t’u japë bukën e gojës atyre dhe familjeve të tyre, t’i zhysë në borxhe dhe t’i kthejë nga borxhi në borxh ata, sepse toka nuk pret, cikli i prodhimit nuk pret - akoma pa mbaruar cikli i parë, sapo vilet kjo fushë me patate, këtu duhet mbjellë prapë dhe që të mbillet, do prapë kosto.
Prandaj, subvencionet janë jetike për fermerët. Nuk i ka shpikur askush tjetër, përveç Bashkimit Europian edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk ka rrugë tjetër për bujqësinë për t’u mbështetur përveç subvencioneve. I vetmi kryeministër në botën e civilizuar që nuk e vë ujin në zjarr për fermerët, tash 7 vjet, nuk jep subvencione, është ky që kemi, kryeministri në ikje. E vetmja qeveri që krenohet se jep subvencione për gjysmën e popullit që jeton me tokën, është kjo qeveri.
Tani e kuptoni se pse prioritet absolut për qeverisjen e ardhshme do të jetë mbështetja totale e sektorit të prodhimit rural, bujqësi, blegtori dhe sektorë të tjerë, siç është dhe agropërpunimi.
Sasi të jashtëzakonshme, të hedhura, 2 mijë kuintal patate vetëm kjo familje, familja Dede. Imagjinoni në qoftë se këtu me anë të subvencioneve ngrihet një fabrikë të përpunimit të patateve, patatina le të themi, siç janë bërë në Kosovë, për t’i shitur në tregun e brendshëm, për t’i eksportuar.
Një shtet në krah të punës, në krah të njerëzve punëtorë, një shtet dhe një qeveri në krah të fermerëve dhe të njerëzve punëtorë. Kjo është motoja ime dhe kjo do të jetë realiteti me qeverisjen e ardhshme.
Nuk premtoj asnjë mrekulli dhe nuk ka nevojë për mrekulli, nuk ka nevojë për lëmoshë, ka nevojë vetëm për një qeveri, për një kryeministër që mendon me këta, ndjen me këta, ndjen dhimbjen e tyre dhe bën gjithçka për t’i ndihmuar dhe nuk ka nevojë të bëjë mrekullira.
Me programin tonë prej 100 milionë euro subvencione çdo vit, ne do të arrijmë jo vetëm ta stabilizojmë gjendjen dhe ta nxjerrim fermerin shqiptar nga kriza, por t’i japim kushte të barabarta konkurencë në tregun tonë dhe madje t’i eksportojmë. T’i japim impulse eksportit, të prodhimeve tona, pra të arrijmë të eksportojmë, prodhimet e fermerëve shqiptarë. Jo vetëm pra të ndihmojmë fermerin shqiptar për të konkurruar denjësisht në tregun e brendshëm, por, po kështu, do të ndihmojmë që prodhimet tona të eksportohen.
Me 50 milionë euro në vit, pjesë e paketës mbështetëse të fermerëve do të bëjmë të mundur që infrastruktura që i mbështet ata, nga rrugët tek vaditja, që më thanë që e kanë problem, tek kullimi, aty ku është problem, tek infrastruktura e tregjeve, sepse edhe ata që e kanë prodhimin nuk e çojnë dot në treg, tek agro-përpunimi. Të gjitha këto aspekte të kenë një mbështetje shtetërore. Kjo është mëse normale dhe këtë normalitet ua premtoj sot nga Devolli të gjithë fermerëve të Devollit e mbarë Shqipërisë.
Ky prioritet do të jetë realitet së shpejti, kur të gjithë të bëhemi bashkë dhe të sjellim një ndryshim me një qeveri që nuk mendon e nuk punon për vete e për një grusht oligarkësh, por për një qeveri që mendon e punon për të gjithë shqiptarët.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38