Flash News

KRYESORE

Basha nga Durrësi: Njerëzit janë të tronditur, organizimi ka rëndësi jetike

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha udhëtoi në Durrës në zonën e plazhit, ku u takua me ekipet e kërkim-shpëtimit, dhe dëgjoi shqetësimet e banorëve të goditur nga tragjedia.

“Takova njerëz të tronditur, të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe të fëmijëve. Banorët në zonën e plazhit ku dëmet që pashë ishin të mëdha, kërkuan vëmendje, mbështetje dhe kujdes.

Ka rëndësi jetike mirëorganizimi i burimeve njerëzore në këto momente shumë kritike, për të kontaktuar qytetarët, për të verifikuar sigurinë e banesave dhe për tu ofruar ndihmë.”, shkroi ai në Facebook.

Të fundit