Flash News

KRYESORE

Basha nga Fieri u bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në votime

Basha nga Fieri u bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje

Nga Fieri ku është duke mbajtur takimin elektoral përmbyllës,kreu i PD Lulzim Basha u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive ditën e dielë në qendrat e votimeve.

Kjo sipas tij do ti jap fund mashtrimeve të qeverisjes Rama. Basha u kujtoi fierakëve sesi katër vjet më parë, nga ai qytet Rama u premtoi shqiptarëve 300000 vende pune, gjë e cila nuk ndodhi.

Fjala e Bashës:

"Kjo është forca e lëvizjes tonë, ishte sekreti i fushatës sonë, kjo është vula e fitores tonë, që do të jetë fitorja e  njerzve punëtor jo më një grushti njerzish. Katër vjet kaluan që kur Rama premtoi në Fier 300000 vende pune.Katër vjet kaluan dhe Fieri nuk pa asnjë vend pune.Katër vjet timoni i Edi Ramës solli vetëm rënie të ekonomisë .Koha e  cirkut e  përbuzjes do të marrë fund njëherë e mirë me votën tuaj”"

Të fundit