Flash News

KRYESORE

Basha nga Korça: Me 50 milionët që Rama u fali miqve të AMRO-s, do mundësohej stazhi i paguar për 30 mijë të rinj

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një sërë takimesh me qytetarët nga veriu në jug, duke u bën thirrje të bashkohen në protestën e 27 janarit, kryefjalë e së cilës është vetë qytetari dhe të drejtat e tij.

Kryetari Basha shprehet se Korça do i bashkohet protestës së 27 janarit  kundër qeverisë me dy standarde, “të lluksit për vete dhe të mjerimit për njerëzit!”

“Më #27janar Korça do të ngrihet kundër qeverisë me dy standarte: të lluksit për vete dhe të mjerimit për njerëzit!

Ky kryeministër zgjedh të favorizojë miqtë e tij të pasur, zgjedh të rrisë çmimin e energjisë elektrike dhe çmimin e naftës. Vetëm me 50 milionë taksa që ju fali miqve të AMRO do mundësohej stazhi i paguar i punës për 30 mijë të rinj shqiptarë.

Në #27 janar do të bashkohemi për të ndaluar eksodin e dytë të shqiptarëve, për ti thënë STOP varfërisë dhe padrejtesisë! 

#protesto kundër qeverisë së lluksit për vete dhe të mjerimit për njerëzit!”, shkruan kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Të fundit