Flash News

KRYESORE

Basha nga Korça: Rama kërkon pazar, fuqia jonë është bashkimi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ripërsëriti edhe njëherë në takimin me qytetarët e Korçës se ai është kundër pazarit me Edi Ramën dhe pro zgjedhjeve të parakohshme. Ai shtoi se 30 qershori provoi se me Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë një proces të lirë e të ndershëm zgjedhor.

Në bisedën me drejtuesit e strukturave të degës së PD të Korçës, lideri i opozitës Lulzim Basha, theksoi se duhen çuar para drejtësisë të gjithë ata që kanë vjedhur votat e shqiptarëve.

Ai rikujtoi edhe njëherë edhe shkeljet kryesore të konstatuara nga raporti i OSBE-ODIHR, që e bënë procesin të pavlefshëm dhe kriminal.

“Procesi i votimit pa dekret; Mohimi i të drejtës së opozitës për të pasur përfaqësuesit në proces;   Votimi me 1 kandidat; Regjistrimi i patericave të pushtetit në mënyrë të paligjshme”

Kreu i opozitës u shpreh i sigurt e vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Largimi i Edi Ramës si kryeministër është i padiskutueshëm. Hetimi dhe gjykimi i politikanëve të kapur duke vjedhur votat është i padiskutueshëm. Prandaj ne i qëndrojmë deri në fund zgjidhjes politike përmes parimeve dhe jo Pazarit..

Edi Rama kërkon Pazar. Gjithë jeta e tij politike është Pazar. Kur nuk ka Pazar, shpërfytyrohet, çmendet. Kur nuk ka Pazar, përpiqet me lojën e vjetër “përça e sundo”. Nuk ka Pazar me Edi Ramën. Mercenarët dhe të shiturit tek ai dhe oligarkët e tij nuk e përçajnë dot as PD, as Opozitën. Fuqia jonë është bashkimi më i madh popullor në 3 dekada pluralizëm, është shumica 85% "Rama ik".- tha Basha në Korçë.

Kreu i opozitës theksoi se fundi i këtij regjimi do të vijë me zgjedhje të lira. “Askush që ka grabitur miliona dhe dhunuar e vjedhur shqiptarët e pasuritë e tyre publike, asnjë pushtetar që bashkëpunoi me krimin për të vjedhur zgjedhjet e 2017, nga Dako e Gjiknuri, tek Balla e Rama nuk do të shpëtojë pa dalë para drejtësisë së pavarur. Pushtetarët e korruptuar në pranga janë fillimi i Shqipërisë si gjithë Evropa”- theksoi lideri i opozitës.

Të fundit