Flash News

KRYESORE

Basha nga Londra: Nuk do të lejojmë taksë në rrugën Tiranë-Durrës. Do anulojmë dhe atë të Rrugës së Kombit

Basha nga Londra: Nuk do të lejojmë taksë në rrugën

Kryedemokrati Lulzim Basha, nga takimi me shqiptarët në Londër u shpreh se nuk do të lejojë që të vendoset taksë në autostradën Tiranë-Durrës.

Ai u shpreh më tej se, nëse do qeverisë PD, do të anulojë dhe taksën e Rrugës së Kombit.

“Mua m’u ngarkua detyrë ndërtimi i rrugës dhe më dhemb në zemër të shoh që diçka qe u bë me lekët e shqiptarëve tani u kërkojnë shqiptarëve të paguajnë 2-3 fish. Paguajnë edhe taksën e rrugës, edhe taksën e qarkullimit. Asnjëra prej tyre nuk do të ekzistojë kur PD të jetë në pushtet. Pse nuk do të ekzistojnë? Sepse të dyja varfërojnë shqiptarët. Duke i hequr këto të dyja, ne mundësojmë që të ketë më shumë qarkullim. Kjo është ndarja me thikë midis atyre që e kanë mendjen vetëm tek taksat, vetëm tek shtrëngimi, që është Shqipëria e frikës dhe Shqipërisë së lirisë. Shqipëria dhe shqiptarët do të pasuruhen shumë më shumë me taksa të ulëta, sepse do të kenë më shumë motiv për të punuar dhe vetëm puna dhe inicistiva e lirë e pasuron një komb”, u shpreh Basha.

Të fundit