Flash News

KRYESORE

Basha nga Miloti mesazh Patozit dhe Ramës: Opozita nuk klonohet! S'do ketë zgjedhje me 30 qershor

Basha nga Miloti mesazh Patozit dhe Ramës: Opozita nuk klonohet! S'do

Kryedemokrati Lulzim Basha i është bashkuar protestuesve në Milot duke bllokuar dhe aksin rrugor.

Ai u shpreh nga Miloti, se kjo formë proteste do të vazhdojë çdo të enjte.

“Çdo të enjte këtu në Milot. Falenderoj të gjithë protestuesit e tjerë, në Tiranë, Elbasan, Fier që nisin sot aktin e mosbinjdes civile si dëshmi e forcës së pathyeshme të popullit shqiptar.

Për ta çuar deri në fund betejën që kemi nisur. Si qindra shqiptarë sot edhe vendi ynë ndodhet në një udhëkryq politik. Arroganti, hajduti mashtruesi Edi Rama i cili me bandën e tij i vuri shkelmin ekonomisë, copëtoi shqipërinë dhe pasuritë e saj”.

Më tej Basha i dërgoi një mesazh Edi Ramës dhe Astrit Patozit se  nuk do të ketë zgjedhje me 30 qershor, pasi sipas tij, opozita as nuk klonohet dhe nuk krijohet “siç klonohen shërbëtorët e Edi Ramës”.

“Me 30 qershor nuk ka për të patur zgjedhje në Shqipëri, këtë e did he bufi dhe vëllai i bufit Edi Rama. Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Ato vetëm zgjedhje nuk janë dhe opozita as nuk klonohet dhe nuk krijohet siç klonohen shërbëtorët e Edi Ramës”, tha Basha.

Të fundit