Flash News

KRYESORE

Basha: Nga pandemia rezultojnë 100 mijë të papunë, ç’e nxori zbuluar dështimin e qeverisë

Basha: Nga pandemia rezultojnë 100 mijë të papunë,

Kreu i PD, Lulzim Basha deklaron se nga pandemia rezultojnë rreth 100 mijë persona të papunë, ndryshe nga ç’deklarojnë shifrat zyrtare.

I ftuar në ‘Syri.tv’, Basha thotë se krahasimi me vendet e rajonit e ka nxjerrë zbuluar, duke i vene ne pah dështimin e qeverisë shqiptare.

Basha ka treguar edhe se çfarë ofron paketa e ofruar nga PD për rimëkëmbjen e ekonomisë nga një paketë prej 312 mln eurosh.

“Kërkojmë rialokimin e 3 përqind të buxhetit të shtetit për ti ardhur në ndihmë shqiptarëve. Ky plan është bërë sikur të ishte i zbatueshëm nëse do të ishim ne në qeveri. Kërkoj që 5 pikat ti marrë e ti zbatojë.

Po të ishte në vendin tim do fërkonte duart. E ka drejtiuar vendin duke parë interesin e tij të ngushta.

Për 6 muja ka dhënë 100 mln euro në total, Kosova ka dhënë katër-fishin. Ajo që nxjerr zbuluar dështimin e krizës në 6 muajt e parë të vitit, klrahasimi me Kosovën e Maqedoninë e Veriut.

4.5 mln euro vazhodon paguan koncesione me dhjetëra milona euro, kurse për shqiptarët vetëm  100 mln euro. Kjo tregon se ka vënë para interesat e oligarkëve para shqiptarëve.

Ndaj vendet tjera e përballuan krizën ekonomike më shpejt se c’thotë BERZH.

Ka 100 rreth mijë të papunë, po tani me cfarë hanë ata? Ne propozojmë për njerëzit që humbën vendin e punë për 6 mujat e ardhshëm ti japim  160 mijë lekë në muaj, minimumi jetik. Cdo biznes që rimerr në punë të marrë 200 mijë lekë për cdo person që punëson nga qeveria.

Pensionistët që janë më të ekspozuarit të marrin më shumë 20 mijë lekë ekstra. Cdo biznes I vogël një cek prej 1 mijë euro  për 6 muaj sa për të mbajtur kokën mbi ujë.

Nuk është ajo që kanë nevojë, dp jepte mundësinë për të shlyer detyrime që nuk I paguan dot. Për punëmarrësit e mëdhenj propozojmë shtrirje në kohë të garancisë sovrane, kanë përfituar vetëm një grusht njerëzish, që marrin tendera, leje ndërtimi, pjesa tjetër s’kanë përfituar, ndaj kërkuam rishikim të kushteve. Paka jonë kushton 312 mln euro”, tha Basha.

 

 

Të fundit