Flash News

KRYESORE

Basha nga Puka: Rilindja e ka shndërruar vendin në një oaz të papunësisë e të mjerimit

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka organizuar një takim me strukturat lokale të PD-së në Pukë dhe u fokusua në dëmin që qeveria i ka shkaktuar vendit këto 6 vite.

Basha vuri theksin në mjerimin dhe papunësinë që e ka kapluar qytetin verior, që sipas tij ka ardhur si pasojë e organizatës së strukturuar kriminale, nga "Rilindja":

"Organizata e strukturuar kriminale “Rilindja”, e ka shndërruar vendin në një oaz të papunësisë e të mjerimit, ku nuk ka as konkurrencë, as shanse për rininë, madje as themelim të familjeve të reja, siç po ndodh në Pukë e në të gjithë vendin."

Më tej, Basha theksoi se varfëria është produkt dhe rezultat i qeverisjes së Edi Ramës:

“Hajdutëria, babëzia dhe grabitja e shfrenuar që Rama dhe banda e tij i bëjnë Shqipërisë kanë prodhuar papunësi ekstreme, koston e jetesës më të lartë në rajon, të ardhurat më të ulëta për frymë, çmimet bazë të naftës, energjisë, të ujit, taksat në nivelet më të larta të rajonit.”

“Ashtu siç patëm paralajmëruar, 30 qershori u kthye në një referendum kombëtar “Rama ik”, u kthye në një varrezë politike të organizatës kriminale dhe hajdute të Rilindjes. 85 % e shqiptarëve treguan përmasat e vërteta të shumicës së re në vend, të shumicës “Rama ik”. Ka ardhur koha ta shporrim këtë pakicë kriminale nga Puka dhe nga gjithë Shqipëria,”- theksoi kreu i opozitës.

Të fundit