Flash News

KRYESORE

Basha nga Rrogozhina: Djegia e mandateve prishi planet e Ramës; Paralajmëron edhe pesë oligarkët pranë qeverisë

Basha nga Rrogozhina: Djegia e mandateve prishi planet e Ramës;

Kreu i PD, Lulzim Basha udhëtoi sot drejt Rrogozhinës, ku zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët e kësaj zonë. Ndërsa u prit me një atmosferë të ngrohtë, Basha ndau me qytetarët edhe planet e demokratëve.

Ndërsa foli për djegien e mandateve, Basha tha se ky vendim prishi planet e kryeministrit, ndërsa bëri edhe një paralajmërim për pesë oligarkët pranë qeverisë.

“Rama i ka bërë hesapet pa popullin, pa opozitën dhe armiqve të popullit shqiptar i prishi opozita me djegien e mandateve dhe me largimin nga parlamenti i krimit, për tu kthyer këtu në sheshin e Rrogozhinës dhe të gjithë Shqipërisë. Vendi ynë është këtu, krahë për krah me ju për të përmbysur këtë klikë një orë e më parë. Oligarkët shushunja, këta armiq të shqiptarëve e që mbajnë në këmbë këtë pushtet. Opozita ka një plan për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza me kthimin e parave të shqiptarët dhe anulimin e koncesioneve. Beteja jonë është betejë për të varrosur një herë e mirë fenomenin e Edi Ramës, fenomenin e politikanit batakçinj, politikanit që futet në xhepat tuaj për të pasuruar një grup njerëzish.

Kjo do të parandalojë që asnjë njeri, asnjë grup dhe asnjë forcë politike të marrë peng demokracinë në Shqipëri. Beteja jonë do të bëjë të mundur ndryshimin e sistemit. Drejtësia do të çojë në burg politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin do të jetë ndryshimi i parë i sistemit. Ndryshim sistemi do të thotë që deputetët e ardhshëm nuk do të caktohen më në mënyrë misterioze. Ata do ta kenë fatin të lidhur me ju. Ju do të jeni ata që do të përcaktoni me votë deputetët e ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët e ardhshëm nuk do të jenë njerëz, që do ta lidhin fatin e tyre me kryeministrin e ardhshëm”, u shpreh Basha.

Skema e TVSH

Basha foli edhe projektin e ndryshimit të skemës së TVSH-së për fermerët. Sipas Bashës do të vihen në dispozicion të fermerëve 100 mln euro në vit subvencione.

“Do ti japim fund hiles për ndryshimin e TVSH për prodhimet bujqësore, duke hequr rimbursimin e saj, nga 20 në 6%. Me këtë vendim, Rama goditi fermerët shqiptarë. U ka ulur 14% fitimin për cdo kg produkteve

Kur pa protestën e blegtorëve gjoja do subvencionojë me 10 lekë për litër qumështin. Ai po mashtron edhe në këtë rast. Nga Rrogozhina i drejtohem fermerëve, jo vetëm do ta anulojmë këtë VKM korruptive, por do mundësojmë me subvencione që puna juaj të mos kthehet në borxhe për ju, por çdo prodhim të shitet me fitim në tregun shqiptar me 100 mln euro në vit subvencione. Shqipëria nuk është e varfër, por e vjedhur nga Rama e oligarkët e tij. Me largimin e kësaj qeverie bandë, do largojmë edhe këta oligarkë që janë bërë milionerë me gjakun e shqiptarëve

Të fundit