Flash News

KRYESORE

Basha nga Tepelena: Plani im ekonomik, do krijojë vende pune dhe do rrisë të ardhurat për të gjithë

Basha nga Tepelena: Plani im ekonomik, do krijojë vende pune dhe do

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar sot turin në jugun e Shqipërisë dhe pas takimit në Sarandë është ndalur në qytetin e Tepelënës ku ka preferuar të zhvillojë bashkëbisedim me qytetarët dhe sipërmarrësit e vegjël.

Në Tepelënë, Basha është shprehur se,  plani im ekonomik do të krijojë vende pune,  do të rrisë të ardhurat për të gjithë”. Ai ka vijuar takimin më qyteratët duke i pyetur për problemet qe i shqetesojnë nga afër.

Në fjalën e tij Basha u ka shpjeguar qytetarëve se, gjate qeverisjes demokratet , do të ulim taksat me 9%, heqjen e TVSH, do ulin  çmimin e  naftës, do të rrisin ekonominë dhe në këtë zonë do të ketë zhvillim  si dhe më shumë turistë te cilët do të sjellin të ardhura.

“Prandaj me 25 qershor votoni Partinë Demokratike sepse vetëm me uljen e TVSH do të kemi 400 milion ero më shumë konsum për qytetarët, ne do ulim taksat dhe do të ndezim motorrët e ekonomisë shqiptare”, u shpreh Basha.

 

Të fundit