Flash News

KRYESORE

Basha nga Tropoja: Azem Hajdarin do e keni në mesin tuaj, sot ky qytet është më i bukur

Basha nga Tropoja: Azem Hajdarin do e keni në mesin tuaj, sot ky qytet

Sot, të pranishëm në Tropojë, në inagurimin e shtatores së përfaqësuesit të demokracisë  shqiptare Azem Hajdarit, janë Lulzim Basha, Sali Berisha, Monika Kryemadhi, studentë të viteve ’90, si dhe përfaqësues nga Kosova, Mali i Zi e Maqedonia.

Kreu demokrat, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij, u shpreh se tashmë Tropoja është më e bukur, me shtatoren e Hajdarit mes tyre.

“Kam ardhur me gëzim në këtë festë të bukur. Këto male janë plot me heroizëm dhe lavdi shqiptare. Azem Hajdari është udhëheqësi i lëvizjes demokratike.

Azem Hajdarin do ta keni në mesin tuaj. Tropoja sot është më e bukur me përmendoren e Azem Hajdarit”, u shpreh ndër të tjera Basha, teksa falenderoi dhe përshëndeti gjithë të pranishmit, veçanërisht familiarët e Hajdarit.

Të fundit