Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Basha nga Vau i Dejës shprehet i sigurtë: "Do ketë zgjedhje të parakohshme". Mesazh Ramës
Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë një takimi sot në Vaun e Dejës me demokratët u shpreh i sigurtë që do të ketë zgjedhje të parakohshme. Ai shtoi se nuk do të lejojnë të ketë një 2017-të të dytë.
“Nuk ka njeri që nuk e pranon se ne do të shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohëshme, qofshin këta miq tanë ndërkombëtarë, qofshin këta miq tanë politikë. Shqipëria do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Data është e rëndësishme, por ka diçka tjetër shumë të më të rëndësishme sesa data, kushtet për zgjedhje të parakoshme. Nuk do të lejojmë më një 2017 të dytë”, u shpreh Basha.
Më tej ai shtoi se misioni i tij dhe i bashkëmoshatarëve të tij, por edhe i brezit është “t’i japim fund këtij tranzicioni dhe t’ua japim ëndrrën tuaj për Shqipërinë si gjithë Europa, duke nisur me zgjedhje të lira e të ndershme”.
Më tej Basha i dërgoi një mesazh kundërshtarëve politikë, mos e çojnë ndërmend këtë bashki sepse do e fitojë PD. "Bashkinë e Vaut të Dejës nuk e dorëzojmë. Askush mos ta mendojë e askush të mos guxojë. Ju them sot në emrin tuaj e në emrin tim, as mos e çoni në mend Bashkinë e Vaut të Dejës. Fitore!", mbylli fjalën e tij Basha.
Fjala e plotë e Bashës:
Dua të falënderoj nga zemra lidershipin e demokratëve të mbledhur këtu në sallë duke nisur padyshim me kryetarin e degës me Bushati, që me mençuri, me vendosmëri, fjalëpak por punë shumë ka ditur t’i japë kësaj dege të re me organizim, tiparet e një prej degëve me më shumë përvojë, me më shumë energji dhe me më shumë kontribut në betejat e shumta që kemi luftuar këto vite sup më sup me njëri tjetrin. Mirënjohja ime për ju, mirënjohje për strukturat, mirënjohje për demokratët, mirënjohje për mbështetësit tanë që kanë qenë dhe janë në ballë të betejës tonë për liri, për demokraci, për Shqipërinë si gjithë Europa! Dhe kjo betejë do të ketë vetëm një përfundim, do të ketë mposhtjen e tiranisë, largimin e qeverisë së krimit, mposhtjen e kriminelëve që jo rrallëherë por në çdo palë zgjedhje janë munduar të imponohen kudo, ku me më shumë e ku me më pak sukses por këtu falë demokratëve të Vaut të Dejës iu ka hasur gjithmonë sharra në gozhdë, e në gozhdë do t’u hasë.
Partia Demokratike e ka mision kombëtar të mos e lërë demokracinë dhe lirinë të vdesë në duart e një bande hajdutësh, kriminelësh, përdhunuesish, trafikantësh droge. Padyshim Partia Demokratike ka për detyrë të luftojë për standardin europian në zgjedhje, në drejtësi, në shtetin e së drejtës, në ndarjen dhe balancimin e pushteteve, në konkurrencën e lirë në ekonomi. Padyshim Partia Demokratike do t’i prijë një reformë të thellë transformuese kushtetuese, zgjedhore, politike. 30 vjet betejë kanë bërë studentët e dhjetorit dhe të rinjtë e Dhjetorit ’90. Nderim për betejën tuaj! Por tani ju jap fjalën se misioni im, i bashkëmoshatarëve të mi, por edhe i brezit më të ri këtu në këtë sallë është t’i japim fund këtij tranzicioni dhe t’ua japim ëndrrën tuaj për Shqipërinë si gjithë Europa, duke nisur me zgjedhje të lira e të ndershme.
Pra, kur të shkoni e t’i ftoni në protestë i thoni se ju ftojmë për një gjë fisnike, për lirinë. Se njeriu pa lirinë s’ka asgjë. Por ju ftojmë edhe për një gjë tjetër për një qeveri e cila do t’ju kthejë dinjitetin, shpresën dhe mirëqenien, 100 mln euro subvencione në vit për fermerët shqiptarë, është programi i Partisë Demokratike. Se akti ynë i parë në ndihmë të fermerëve do të jenë subvencionet derë më derë, blegtor më blegtor, bujk më bujk. 100 milionë euro në vit, aq jep Maqedonia, as jep Kosova. Ju jap fjalën para Zotit, asnjë cent më pak nuk do të japë Shqipëria për fermerët e saj me qeverisjen e Partisë Demokratike.
Biznesi i vogël është shtylla kryesore e ekonomive të vendeve si e jona. Është shtylla kryesore madje edhe e ekonomive si Italia. Për këtë arsye, propozimi ynë për biznesin e vogël do të bëhet realitet. Menjëherë i gjithë biznesi i cili është nën 140 milionë lek të vjetra në vit, do të konsiderohet biznes i vogël. Taksa e vetme, një taksë do të paguajë biznesi i vogël. Lokale dhe qëndrore, një taksë vetëm z. Kryetar i Bashkisë. Një taksë vetëm. 0.5% të xhiros vjetore dhe asnjë taksë tjetër dhe kjo do të shkojë e gjitha për pushtetin vendor. Me pullën fiskale të vendosur tek dera, tek dritarja apo tek qepeni i hyrjes, do të ndalohet me ligj hyrja në premisat e biznesit të vogël çdo taksidari, çdo inspektori, çdo pjestari të administratës shtetërore. Po u kapën me atë pullë, përveçse duke blerë, i pret burgu, i pret shkarkimi nga administrata. Horrori administrativ mbi biznesin e vogël, terrori i taksidarëve mbi biznesin e vogël është një nga përgjegjësit kryesorë për shkatërrimin e vendeve të punës dhe ne do t’i japim fund. Do ta çlirojmë dhe do t’i japim oksigjen biznesit të vogël.
Zonja dhe zotërinj, studentët janë e ardhmja e vendit. Siç është arsimi sot do të jetë Shqipëria nesër dhe mua nuk më pëlqen fare se çfarë shoh sot. Zot na ruaj nqse Shqipëria nesër do të jetë si ç’është arsimi sot. Prandaj ndërhyrja në arsim është ndërhyrje prioritare. Prioriteti i të gjithë prioriteteve. Qeveria e ardhshme e Partisë Demokratike do të dedikojë të gjithë fondet e nevojshme për ta nxjerrë arsimin nga gjendja e kolapsit, për të siguruar programet më të avancuara, për të siguruar që çdo fëmi shqiptar të mësojë anglishten, për të siguruar që çdo bir e bijë e Vaut të Dejës dhe të gjithë Shqipërisë që dëshiron dhe ka kapacitetin për të studiuar në arsimin e lartë por mundësitë nuk i ka familja për shkaqe ekonomike, t’i jepen këto mundësi dhe për këtë arsye para katër ditësh kemi zbuluar para pedagogëve shqiptarë, planin tonë për arsimin e lartë, dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë, subvencionimin e plotë të tarifave për bachelor dhe master për të gjithë familjet me të ardhura nën 640 mijë lek të vjetra në muaj që janë 90% e familjeve që çojnë fëmijët e tyre në shkollë.
Qeveria që e ka kthyer Shqipërinë në një vend ku të gjithë janë të përjashtuar, por jo kriminelët, oligarkët dhe politikanët që kanë marrë pushtetin me ta, do të marrë fund. Koha ka ardhur dhe asnjë ditë nuk do të vonojë. Prej ditës sonë të parë në pushtet, do të vemë në jetë planin tonë dhe në në fund të 4 viteve të para të qeverisjes sonë, nuk do të ketë pension në Shqipëri nën 250 mijë lekë të vjetra në muaj.
Nuk ka njeri që nuk e pranon se ne do të shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohwshme, qofshin këta miq tanë ndërkombëtarë, qofshin këta miq tanë politikë. Shqipëria do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Data është e rëndësishme, por ka diçka tjetër shumë të më të rëndësishme sesa data, kushtet për zgjedhje të parakoshme. Nuk do të lejojmë më një 2017 të dytë. Nuk do të lejojmë e nuk do të pranojmë standard zgjedhore afrikane për shqiptarët. Asgjë më pak se standardet e zgjedhjeve të lira. Dhe, kushti I kushteve për zgjedhje të lira është qeveria tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër, që do të marrë të gjitha masat e nevosjhme për të marrë masat që të gjithë qytetarët të votojnë të lirë, të pakërcënuar, të pashantazhuar, të pablerë në vullnetin etyre. Nga vendosmëria juaj, nga qendresa juaj, nga forca juaj, nga kurajo juaj varet sesi do të përfurnojë kjo betejë. Në këto javë që vijnë, duke nisur nga 11 maji, do të varen ndoshta 5, 10 apo 15 vitet e ardhshmetë Shqipërisë.
Nuk jemi parti ne që lindëm për kalkulime elektroale. Ne jemi parti që lindëm për një mision kombëtar, ne jemi Partia Demokratike e Shqipërisë që rrëzuam Enver Hoxhën dhe diktaturtën e tij. Ne jemi partia që do t’i japë Shqipërisë zgjedhje të lira e demokratike dhe do t’i hapë rrugën e blokuar të integrimit europian. Ndaj, ju kërko të mos kursejmë asgjë këto ditë e këto javë. Të gjithë në këmbë, të projektojmë bashkimin më të madh, vebdosmërinë më të madhe dhe forcën më të vendosur për t’i dhënë një goditjë përfundimtare tiranisë së krimit. Edhe një gjë ta keni fare të qartë: zgjedhje më 30 Qershor nuk ka për të patur. Zgjedhje të diktuara mga krimi nuk do të ketë në asnjë cep të Shqipërisë, aq më pak në Vaun e Dejës
Kur të vijnë zgjedhjet, që ne do t’i diktojmë bashkë dhe ne do të synojmë në të njëjtën ditë edhe zgjedhjet parlamentare, edhe zgjedhjet lokale, ka shumë gjëra që do të diksutojmë deri atëherë. Por një gjë e kemi të sigurtë sot. Bashkinë e Vaut të Dejës nuk e dorëzojmë. Kurrë. Askujt. Askush mos ta mendojë e askush të mos guxojë. Ju them sot në emrin tuaj e në emrin tim, as mos e çoni në mend Bashkinë e Vaut të Dejës. Fitore!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
