Flash News

KRYESORE

Basha nga Vora:  Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Ushqimit, 1/10 familje ha një herë në ditë

Basha nga Vora:  Sipas statistikave të Organizatës Botërore

Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në Vorë, ku po viziton banorët e bizneset e vogla. Teksa citoi statistikat e Organizatës Botërore të Ushqimit, ai tha se 1/10 familje ha një herë në ditë.

Më tej ai u shpreh se duhet të ndalen politikat që e kanë shkaktuar gjendjen e mjerë të shqipatarëve.

“ Çmimi i energjisë më i larti në rajon; Çmimi i naftës më i larti në rajon; Taksat më të larta në rajon.

Ku shkon me këtë? TVSH 9% në Maqedoni, 9% në Malin e Zi, ti me 15%. Kjo po vdes investimin vendas dhe stopon investimet e huaja”, u shpreh Basha para bizneseve të vogla.

Më tej ai u shpreh se dy investimet që kanë ardhur nga jashtë ishin kontraktimet kur kishim taksën e sheshtë 10%, TAP dhe Devolli.  Por tashmë, sipas tij, 15 mijë të punësuar do të humbin vendin e punës.

Kryedemokrati u premtoi tregtarëve se PD ka planin për biznesin.

“Do ju mbështesim si sipërmarrës dhe punëdhënës. Biznesi i madh nuk është futur në tepsi. 2 miliard euro që i ka në tepsi nuk i kthen në investime”, u shpreh më tej Basha.

Të fundit