Flash News

KRYESORE

Basha ngre shqetësimin për propagandën e Ramës: Nuk ka asgjë spektakolare, fatkeqësia po nxirret në media si sukses qeveritar

Basha ngre shqetësimin për propagandën e Ramës: Nuk ka

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka ngritur shqetësimin për përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për ta paraqitur në media fatkeqësinë e përmbytjeve si sukses qeveritar. Basha akuzon qeverinë se i ka lënë njerëzit në mëshirë të fatit, të cilët prej tre ditësh janë pa ujë, pa ushqime dhe pa drita.

Ai kërkon dëmshpërblimin e shpejtë të të prekurve nga katastrofa pasi dimri është i gjatë dhe i papërballueshëm në këto kushte.

Reagimi:

Nuk ka asgjë spektakolare në Darzezë, në Ferras e në shumë fshatra të tjera të Fierit ku balta ka mbuluar dhjetëra shtëpi e ka shkaktuar dëme të rënda materiale. Dhe në Dërmenas po ashtu.

Asgjë spektakolare nuk ka në Novoselë e në zona të tjera të Vlorës ku, si pasojë e përmbytjeve, ka mungesa bazike, nga ushqimet tek dritat dhe uji.

Asgjë spektakolare nuk ka në Fushë-Krujë, në Bilaj, në fshatin Hasan dhe lagje të tjera, ku uji dhe balta kanë përmbytur e marrë me vete shumë pasuri dhe kursime të qytetarëve.

Po, ka dy gjëra spektakolare!

Spektakolare është përpjekja për ta nxjerrë këtë fatkeqësi në media e në ekrane si sukses qeveritar!

Spektakolare është braktisja e qytetarëve nga qeveria dhe lënia nën mëshirë të fatit pas asnjë ndihmë!

Edi Rama duhet ta lërë propagandën e t’u zgjidhë hallet mijëra familjeve, që janë prej tre ditësh pa ujë, pa ushqime e drita!

Edi Rama duhet t’i dëmshpërblejë për humbjet e pallogaritshme që kanë pësuar, pasi dimri është i gjatë dhe i papërballueshëm në këto kushte.

Të fundit