Flash News

KRYESORE

Basha nis nga Kavaja turin kombëtar: Po ngrihemi për të ndërtuar një kontratë të re sociale

Basha nis nga Kavaja turin kombëtar: Po ngrihemi për të

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka nisur nga Kavaja turin kombëtar për të diskutuar me qytetarët mbi protestën 16 shkurtit. Basha tha se “po ngrihemi në protesta për t’i dhënë fund një shteti grabitqar dhe për të ndërtuar një kontratë të re sociale me shqiptarët që e duan vendin.”

“Më 16 shkurt, me pjesëmarrjen e tyre qytetarët do të zgjidhin kontratën me Edi Ramën dhe bandën e tij të hajdutëve. Bashkimi jep mesazhin se ky vend ka shpresë. Kontrata e re sociale e qytetarëve me PD do t’i japë çdo qytetari mundësinë të mos ndjehet i braktisur, i zhgënjyer, i tradhtuar”, tha Basha.

Sipas Bashës, kontrata e re sociale me shqiptarët nis me zgjedhje e lira dhe të ndershme. Ai theksoi se nuk ka për të patur integrim europian për Shqipërinë pa ndarjen e politikës nga krimi.

Basha foli në Kavajë edhe për arsimin e lartë dhe anulimin e ligjit.

“PD në pushtet do të abrogojë ligjin për Arsimin e Lartë si një ligj korruptiv dhe themel i së keqes në arsimin e lartë. Në bashkëpunim me studentët dhe pedagogët, kemi nisur punën për një ligj të standardeve evropiane”, the kreu i PD.

Kryedemokrati foli edhe për ndihmën që do u jepet të rinjve që studiojnë.

“Studentët nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj do të përfitojnë financimin e plotë të studimeve bachelor dhe master. Studentët nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë do të kenë përgjysmim tarifash. Shteti do të paguajë plotësisht për arsimin e lartë të studentëve nga familje në nevojë”, u shpreh Basha.

Të fundit