Flash News

KRYESORE

Basha një ditë pas protestës për teatrin: Vlerat e qytetarisë të manifestuara në shesh janë triumfi i parë

Kreu i PD, Lulzim Basha deklaron se opozita ka për qëllim t’u japë fund sa më parë kushteve në të cilat padrejtësia shtyp qytetarët, që sipas tij ka vetëm një emër, Edi Rama.

Në një mesazh në rrjetet sociale, një ditë pas protestës së artistëve dhe qytetarëve, Basha shton se vlerat e qytetarisë shqiptare të manifestuara dje në shesh janë triumfi i parë i një rruge që do e shpëtojë vendin nga krimet e Edi Ramës.

“Së bashku me artistë dhe qytetarë në protestën e Aleancës për Teatrin, në mbështetje të kauzës së tyre të drejtë dhe vlerave të demokracisë dhunuar barbarisht më 17 maj nga qeveria e Edi Ramës.

Opozita ka një qëllim, t’u japë fund sa më parë kushteve në të cilat padrejtësia shtyp qytetarët, shkatërron pronën e tyre, i varfëron dhe kjo padrejtësi e ka një emër: ky është Edi Rama.

Vlerat e qytetarisë shqiptare të manifestuara sot në këtë shesh janë triumfi i parë i një rruge që do e shpëtojë vendin nga hajdutëria dhe krimet e Edi Ramës”, shkruan Basha, shoqëruar edhe me disa nga momentet më pikante të protestës.

Të fundit