Flash News

KRYESORE

Basha njeh qytetarët me planin e tij ekonomik: Rrit konsumin dhe krijon vende të reja pune

Basha njeh qytetarët me planin e tij ekonomik: Rrit konsumin dhe krijon

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka njohur qytetarë të Klosit dhe Bulqizës me programin e tij ekonomik, gjatë ecjeve dhe takimeve me banorë, me të rinj e të reja, e njerëz të thjeshtë.

Basha bëri të ditur se me të ardhur në pushtet, ai do të heqë menjëherë taksën e naftës, 240 lekë për litër, ç’ka do të ndikojë në uljen e çmimit. Gjatë një bisede me minatorë të papunë, Basha premtoi se pasuritë dhe asetet do t’i kthehen vendit dhe qytetarëve, dhe s’do të jenë në dy tre duar oligarkësh. Basha i bëri të qartë pronarëve të bizneseve të vogla se plani i tij ekonomik për ulje taksash do të lërë më shumë para në xhepat e shqiptarëve, do të rrisë konsumin, do të ndezë ekonominë duke rritur prodhimin e krijuarvende të reja pune. Në këto takime, Basha ka theksuar se Edi Rama kishte kohë dhe mundësi të mbante premtimet, por nuk bëri asnjë përpjekje në këtë drejtim.

Të fundit