Flash News

KRYESORE

Basha nostalgjik në lagjen e lindjes, kujton komshinjtë dhe Xhirin që rrinte në krye të rrugës

Basha nostalgjik në lagjen e lindjes, kujton komshinjtë dhe Xhirin

Lulzim Basha gjatë ecjes e takimeve me banorë të njësisë 8, u ka shpjeguar qytetarëve planin ekonomik dhe u ka demonstruar pullën që do vendoset në njësitë tregtare, të biznesit të vogël, që do mbajë larg tatimoret pasi të shlyejnë detyrimin, vetëm 1.5 përqind të xhiros. Por gjatë ecjes, Basha ka kaluar pranë banesës ku ka lindur në Tiranë. Ai ka kujtuar me banorët Xhirin, një grua e respektuar që nuk jeton më, që qëndronte në krye të rrugicës.

Komshiu ngjitur, në shtëpinë ku ka lindur Basha, Fatmiri, u ankua që nuk e lenë as të lyejë shtëpinë. Qemal Luca, i tha Bashës që mezi po pret që djali i tyre të bëhet kryeministër.

Banorët u ankuan për varferi e lënie pas dore të lagjes.

Surprize ishte takimi me Nuzin, siç e quajnë dajën e Bashes, i cili ndodhej në një kafe me gruan e tij. Ata u përqafuan përzemërsisht. Banorët e njesisë 8 e shohin Bashën kryeminister edhe si zgjidhje të halleve të lagjes së tyre.

Të fundit