Flash News

KRYESORE

Basha nuk harron: Lezhjanët që votën e dhanë diku tjetër para katër vitesh...

Basha nuk harron: Lezhjanët që votën e dhanë diku

Kreu i Partisë Demokratike, sapo ka mbyllur mitingun nga Kukësi, ku u ka bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në votime ditën e dielë.

“Vëllezër dhe motra socialistë të Kukësit, Tropojës dhe Hasit, a bëri një gjë të vetme këto katër vjet Edi Rama për ju? Asnjë gjë të vetme, zero. Me zero përcilleni me 25 qershor. Asnjë deputet të Edi Ramës, mashtrimit të tij, mos dërgoni në Kuvend. Ndëshkojeni për braktisjen e çdo premtimi. Niseni me zero deputet për të, me tre deputetë për republikën e re.”-tha Basha

Ai nuk vonoi të kujtonte edhe ata të cilët para katër vjetësh nuk votuan për PD.

“Lezhjanët që  votën e dhanë diku tjetër  para katër vjetësh dhe tani rrinë me kokën ulur,merrini  me  vete  ditën e dielë”-mbylli Basha fjalën e  tij.

Të fundit