Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Basha: Nuk heqim dorë nga qeveria teknike. Nuk e dorëzojmë Kavajën
Në një intervistë për emisionin 'Opinion', kryetari i PD ka ritheksuar mesazhet e vizitës në Uashington, dhe ka komentuar letrën e marrë nga parlamentari gjerman, i cili mbështet qëndrimet e opozitës, por kërkon pjesëmarrje ne jetën institucionale. Basha ka pranuar se PD është gati për zgjedhjet, kurdo që të mbahen ato.
Pyetje: Z.Basha a mund të jeni më i qartë në konfirmimin që keni marrë për vazhdimin e protestës tuaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vizitën që patët. Ka pasur deklarata dhe kundër deklarata për atë çfarë keni besuar në departamentin e shtetit?
Basha: Asnjë kundërdeklaratë. Unë jam shprehur fare qartë dhe nga Uashingtoni jam kthyer me 3 mesazhe. Mesazhi i parë është një mesazh përgëzimi për qytetarët shqiptarë, për këtë lëvizje qytetare kombëtare paqësore e demokratike, për një kauzë të madhe siç është kauza e lirisë, kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Mesazhi i dytë është falenderimi që shqiptarët, të bashkuar, të emancipuar, nga rreziku i krimit dhe një qeverisje të bërë njësh me krimin, po bëjnë detyrën e tyre në një front të gjerë ku po luftohet për lirinë, ku liria është e kërcënuar nga krimi i organizuar, nga tirania, nga terrorizmi, nga keqqeverisja. Këtu, në këtë pjesë të frontit, liria kërcënohet nga keqqeverisja, nga krimi i organizuar, nga droga dhe këta dy komponentë lidhen fare lehtësisht edhe me rrezikun terrorist që i kanoset sot botës së civilizuar, Europës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës në tërësi. Prandaj është një falenderim, që shqiptarët me qendresën e tyre, me vendosmërinë e tyre për të luftuar për liri, bëhen pjesë e këtij fronti të lirisë. Dhe mesazhi i tretë, është mbështetja totale nga Partia Republikane e në veçanti nga stafi fitues i fushatës presidenciale të Donald Trump, për fushatën e ardhshme të Partisë Demokratike. Pra, do të kemi ekspertët e fushatës fituese të Presidentit Trump në krah të Partisë Demokratike në fushatën zgjedhore, fushatë që do të vijë menjëherë pasi të sigurojmë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, përmes, dhe vetëm një qeverie teknike. Besoj se kam qenë fare i qartë.
Pyetje: Megjithatë, në lajmet e Top Channel është transmetuar një zëdhënës i ambasadës …
Basha: Nuk merrem dhe nuk komentoj mediat, aq më shumë mediat nën presion qeveritar, aq më pak zëdhënësa pa emra apo me emra. Qëndrimi im është i qartë. Kam thënë dhe e kam përsëritur sot mesazhin që kam marrë nga Uashingtoni. Siç ma kanë dhënë, ua kam dhënë qytetarëve shqiptarë dhe protestuesve në çadër. Kush shton apo heq nga qëndrimet e mia, nuk e bën për hesapin tim, e bën për hesap të vet, dhe unë nuk merrem me komentet e atyre që bëjnë hesapet e vetes së tyre. Qëndrimi im ka qënë i qartë. Nuk ka asnjë interferencë apo spin mediatik të çfarëdollojshëm, që të më heqë asnjë presje, asnjë pikë nga ato që kam thënë.
Pyetje: Po për letrën që ka mbërritur nga një zyrtar i partisë së znj.Merkel ku ndër të tjera thuhet se pas votimit që është bërë për reformën në drejtësi duhet që bashkëpunimi të vijojë edhe për çështjen e zgjedhjeve, që të mos ketë probleme për zgjedhjet e ardhshme?
Basha: Çfarë thuhet faktikisht aty, shpresoj që të lexohet edhe sonte në studion e Opinion. Shqetësim shumë shumë i madh për zgjedhjet, dhe ky është qëndrim i një aleati me një kontribut dhe angazhim të jashtëzakonshëm për Shqipërinë europiane, Gjermanisë e në veçanti partisë tonë simotër CDU-së, grupit parlamentar CDU-CSU. Absolutisht që ky shqetësim, vjen si rezultat i njohjes së thellë të problematikës. Denoncimit të kësaj problematike pak metra që këtej nga z.Kirschbaum, mohimit dhe fshehjes së kësaj problematike nga kryeministri disa ditë para se të shkonte për vizitë tek Kancelarja, e cila po kështu përsëriti qartësisht problemin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Problemi pra është përtej cdo diskutimi. Në çdo deklaratë, qoftë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfaqësuesit e tyre në Tiranë, qoftë nga deklarata që ka ardhur sot nga nënkryetari i grupit parlamentar gjerman, problematika është ajo që themi ne, që konstatojmë ne. Ne na takon të japim rrugët e zgjedhjes dhe ne kemi parashtruar me qytetarët shqiptarë të vetmen rrugëzgjidhje që ka mbetur, që është rruga e qeverisë teknike. Shqetësimi për bojkotin parlamentar dhe mosregjistrimi në zgjedhje është shqetësimi i miqve që duan që kjo të kalojë me sa më pak kosto për Shqipërinë. Unë e mirëkuptoj këtë shqetësim, por dua të përsëris, përmes dritares të “Opinion”, për qytetarët shqiptarë, siç ju kam thënë miqve që kam informuar në Uashington dhe që do të informoj edhe në qendrat e tjera të politikbërjes në Europë, që kjo nuk është dëshira jonë, nuk është zgjedhja jonë. Jemi të detyruar drejt kësaj mase ekstreme, për të detyruar qeverinë të mos shkatërrojë tullën e fundit të demokracisë dhe stabilitetit, të bashkëjetesës demokratike, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kemi dhënë një zgjidhje të ndershme për të gjitha palët, në momentin që kjo zgjidhje ekzekutohet, Partia Demokratike dhe aleatët do t'i japin fund bojkotit në Parlament dhe do të marrim pjesë në procesin zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, me qeveri teknike që garanton ....
Pyetje: Që do të jenë në qershor?
Basha: Do të jenë atëherë kur do të jenë. Kjo nuk varet tërësisht nga unë dhe nuk mund ta them sonte. Varet se kur do t’i thërrasë mendjes Edi Rama, se kur do të hapë veshët të dëgjojë zërin e qytetarëve. Por, rrugë pas nuk ka dhe nuk ka për të pasur.
Pyetje: Z.Basha pas takimeve, keni zhvilluar biseda dhe mbledhje me stafin tuaj të afërt, po kështu mbledhje me grupin tuaj parlamentar, a keni patur zëra kritikë për protestën dhe mënyrën se si po zhvillohet?
Basha: Asnjë zë kritik. Mbështetje totale nga grupi parlamentar, nga kryesia e partisë, nga kolegji i kryetarëve të degëve të PD dhe nga aleanca e PD, koalicioni opozitar, ku sot kemi dalë edhe me një deklaratë të përbashkët me shkrim, të cilën me siguri edhe ju e posedoni dhe do ta afishoni.
Pyetje: A është e vërtetë që pas kthimit nga SHBA, PD ka ndezur motorët e organizimit në rrethe për zgjedhjet e qershorit? Pasi deri tani dukej se të gjitha energjitë ishin të projektuara më së shumti tek çadra e lirisë?
Basha: Jo, ne kemi ndezur motorët e kontaktit me bazën, në veçanti me qytetarët, me forumet qyetare për zgjedhje të lira, forume që janë formuar prej dy javësh dhe funksionojnë pikërisht në kuadër të betejës për zgjedhje të lira. Ka një kohë për zgjedhjet, dhe kjo kohë po afron. Por tani është koha të përfundojmë me sukses betejën e nisur me 18 shkurt, e cila ka dhe do të ketë vetëm një përfundim, qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Asnjë alternativë tjetër nuk garanton votën e shqiptarëve dhe ne do të këmbëngulim për t’i dalë me sukses kësaj beteje.
Pyetje: A mendoni se në një farë mënyrë përqëndrimi i energjive këtu, ndoshta e ka humbur paksa vigjilencën e PD për të organizuar strukturat dhe për t’u përgatitur nëse zgjedhjet do të jenë në qershor?
Basha: Strukturat e Partisë Demokratike janë tërësisht të mobilizuara, të angazhuara, vigjilente. Eshtë pjesë e suksesit të kësaj proteste, gadishmëria dhe potenciali i PD, sigurisht dhe i aleatëve dhe qytetarëve, që i falenderoj me mirënjohje të thellë për këtë qëndresë të paprecedent. Po mbyllim ditën e 38 të një proteste non-stop, të paprecedentë në historinë e Shqipërisë apo të Ballkanit. Ndaj, kushdo që shqetësohet për gadishmërinë apo potencialin e PD, që e ka me të vërtetë këtë shqetësim, dua ta qetësoj sot dhe t'i them PD është gati për betejë, gati për fitore. Sigurisht, në një garë të ndershme, në zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri teknike
Pyetje: Do të merrni pjesë në zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës?
Basha: Sigurisht, që në këto kushte nuk mund të bëhet fjalë për asnjë proces të rregullt zgjedhor, qoftë ky i pjesshëm, lokal apo zgjedhjet e përgjithshme, afërmendsh.
Pyetje: Domethënë, Kavajën do ta keni të humbur për sa kohë do të garojë kandidati, që do të jetë socialist?
Basha: Kavajën nuk do t’ia dorëzojmë krimit për këtë të garantoj.
Pyetje: Në ç’mënyrë do ta bëni këtë?
Basha: Këtë do t’a shikoni hap pas hapi.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38